Datathon, një maratonë për të
shpëtuar zemrën e fëmijëve
Starton nesër në Tiranë Datathon, maratona për të sensibilizuar dhe për të promovuar informacionin rreth sëmundjeve të zemrës te fëmijët. Shqipëria është vendi me vdekshmëri më të lartë foshnjore në rajon, por me ndihmën e mjekëve të talentuar dhe me dëshminë e prindërve që kanë mundur të shpëtojnë fëmijët e tyre, mund të arrihet një sensibilizim dhe rezultat konkret për të shpëtuar në kohë fëmijët me dizfunksione të zemrës.
Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Me burim parësorë Bankën Botërore dhe analizë hulumtuese nga Open Data Albania në 2009-ën ndër njëmijë foshnja të moshës 0-1 vjec, katërmbëdhjetë nuk ja kanë dalë në betejën për jetën. Vende të tjera të rajonit kanë vdekshmëri më të ulët se 14, përkatësisht Bosnja e ka 13 vdekje për njëmijë fëmijë, Maqedonia 10, Serbia 4 dhe Greqia 3.
Cilat janë shkaqet e vdekshmërisë së lartë foshnjore në vendin tonë? Për të treguar se sa ndikojnë diagnoza e “veseve të zemrës” tek jeta dhe shëndeti i të sapolindurve, dy aktivist të “Një botë për një zemër” sjellin në Datathon Albania të dhëna për vdekshmërinë foshnjore si pasojë e këtyre diagnozave dhe voneses ne ndërhyrje mjeksore. Nëse një zemër e sëmurë diagnostikohet në kohë apo përpara se fëmija të lindë, ekziston mundësia për të shpëtuar jetë dhe shëruar plotësisht. Agim Baçi, ka luftuar dhe ja ka dalë të shërojë zemrat e dy djemve të tij; Dr. Altin Veshti kirurg pediatër ka ndërhyrë me operacione duke shpëtuar jetën e dhjetëra të sapolindurve shqiptarë. Ata të dy vinë në Datathon Albania 2011 pas një pune në terren për të mësuar se sa aftësi kanë mjekët të identifikojnë sëmundjet e zemrës tek të sapolindurit në kohën e duhur për shërim.
Ky studim terreni i realizuar nëpërmjet një donacioni të OSFA, i jep jetë punës për të trajnuar dhe edukuar mjekë dhe prindër me qëllim uljen e vdekshmërisë foshnjore si pasojë e veseve në zemër.Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana zhvillohet për herë të parë në Shqipëri nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Kjo Maratonë e Open Data dhe Open Knowledge është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë kryeqyteteve të botës. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave.
Open Data Albania tashmë është edhe promotor i Maratonës së Open Data (Data Marathon) që do të organizohet në datën 20 dhjetor 2011 në Tiranë. Maratona e të dhënave të hapura këtë vit ka në fokus Studentët dhe zhvillohet në tërësinë e disa aktiviteteve të Open Data Albania në Universitete. Fakulteti i Ekonomisë UT, është vendi ku do te zhvillohet këtë vit .Datathon Albania. E Martë 20 dhjetor ora 10.00 seksionin A i godinës kati II. Salla 205
*Drejtor Ekzekutiv
Open Data Albania
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.7%
-
Pak
40.8%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Begaj refuzon futjen menjëherë në fuqi: Ligji do kalojë procedurat normale të dekretimit
27 Korrik, 20:28
-
Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)
27 Korrik, 20:24
-
Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA
27 Korrik, 20:07
-
Dëshmia e rrallë e sportistes që mbajti flamurin e delegacionit shqiptar: Kur më hoqën nga lista e Olimpiadës së Mynihut në ’72-in u nakova te zv.kryeministri
27 Korrik, 20:03
-
Pse republikanët kanë filluar të kenë frikë nga 'efekti Kamala'
27 Korrik, 19:57