Daul sulmoi Ramën
Shqiptarët e sulmojnë në facebook

Daul sulmoi Ramën <br />Shqiptarët e sulmojnë në facebook
Gjatë pasdites të sotme në hapësirën personale në rrjetin social Facebook të eurodeputetit kanë kaluar komente pa fund të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës.

DEKLARATA E DAUL GJATE SAMITIT TE PPE
Në punimet e samitit të PPE në Francë ku ndodhet edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kreu i i grupit të partive popullore në Parlamentin Europian, Jozef Daul, është shprehur gjatë fjalës së tij se Edi Rama është “pak i sëmurë”.

Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave, njoftoi dje në mbrëmje se gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama ndoshta “pak të sëmurë mendor”. “Miku im Berisha, të falenderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë, së bashku me kandidatin socialist, që ndoshta është pak i sëmurë. Bashkë me Martin Shulc, ne kemi arritur bashkë me ty dhe në sajin tënd, të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje, zoti Berisha”, është shprehur Daul, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrisë.

INDINJIMI I ERION BRACES
Ndërkohë deputeti Erion Braçe shpreh indinjatën e tij duke kërkuar që Daul të kërkojë falje për atë deklaratë.

“Tregoi Joseph Daul se ç’është “21 Janari”! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hakurani, Faiku dhe Aleksi! Tregoi se si i morën plumbat në kokë dhe në gjoks! Tregoi se në duar kishin asgjë! Tregoi se ishin në Bulevard, jashtë çdo rrethimi mbrojtës por përballë Selisë së Kryeministrit! Tregoi se i qëlluan truprojat e batalionit special të Kryeministrit Sali Berisha, mikut të tij gjakatar! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për denglaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar).”, shkruan Braçe.

KUKAN DISTANCOHET NGA DEKLARATA E DAUL
Edhe kreu i delegacioni të Parlamentit evropian, Eduard Kukan, i cili pak më parë zhvilloi një takim me kreun e PS, Edi Rama, sipas zyrës së shtypit të PS, deklaroi se distancohet nga deklarata e Daul.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, theksohet se në emër të delegacionit që kryeson, Kukan deklaron se "ne distancohemi nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, në adresë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare".

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?