Daut Gumeni: Ja si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të ish-Sigurimit! Berisha në ‘papafingo’, kush e ka në dorë fatin e Metës

Daut Gumeni: Ja si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të ish-Sigurimit! Berisha në ‘papafingo’, kush e ka në dorë fatin e Metës

Daut Gumeni

Ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, njëherësh përfaqësuesi i klasës së të Përndjekurve Politikë dhe poeti i njohur, Daut Gumeni ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Gumeni tregon se si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të ish-Sigurimit të Shtetit që mbajnë emrat e pushtetarëve të lartë shqiptarë, ndërsa flet edhe për mashtrimet që po bëhen me bllokimin e ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë dhe kush e ka në dorë fatin e Ilir Metës, sipas tij.

Ndalur tek situata në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, shkrimtari i njohur Gumeni thekson gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se kreu i Rithemelimit duhet të japë llogari para drejtësisë për zullumet ku dyshohet e akuzohet se është përfshirë.

-Zoti Gumeni, Ambasadori i ri amerikan që do të vinte në Shqipëri nuk është miratuar nga Senati amerikan, cilat mendon se mund të jenë arsyet?

Ambasadorit të ri amerikan duket se vetëm sa i kanë shtyre miratimin në Senat thjesht për arsye procedure, apo më sakte për kalimin e afatit te dëgjimit ne Senat dhe ka për t’u dëgjuar e miratuar ne nje afat te ri. Te gjitha hamendjet e tjera në mediat tona duket se janë spekulime të hallexhinjve që shohin ëndrra sikur bien petulla nga qielli…

– Si e sheh fatin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas fundosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha?

Fati i kreut të Partisë së Lirisë, pas fundosjes se ortakut të tij ish-president e ish-kryeministër, nuk besoj se varet as nga moti politik e as nga zaret e falltarëve çirakë të zullumqarëve të pushtetit, pot varet vetëm nga rezultatet e hetimeve të thella të drejtësisë së reformuar.

– A përbën më ish-kryeministri Sali Berisha faktor politik sot, si mendoni?

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i këtij vendi te vuajtur, duket se tanimë është kthyer ne nje ish-faktor politik i tranzicionit tone kusuremadh, sepse është vetëm subjekt i hetimeve te Drejtësisë se re.

– Berisha vijon që të mbaj fjalime nga ballkoni i banesën ku jeton, a ka diçka nga deklaratat e tij që të ka tërhequr vëmendjen?

Ato fjalimet e tij shatra-patra nga papafingoja e ‘arrestit shtëpiak’ janë ca përcëllima fishekzjarrësh për t’i dhënë zemërvetes dhe ndjekësve të tij fanatike, me shpresë se ata nuk do të pakësohen përditë, sikundër po ndodh në të vërtetë, por do të shtohen e do të mbushin radhët e revolucionarëve të revoltuar për të bërë edhe një herë tjetër nuse të re gjyshen plakë…Sepse ende nuk beson dot që është dhe ai si gjithë qytetarët e këtij vendi, që duhet të dalë përpara drejtësisë për zullumet e veta. Ato fjalime patetike janë thjesht nje vetetelendisje e merituar e pushtetarit “qiellor’ që ka telendisur për më shumë se tri dekada alternativën e mirëfilltë demokrate, politikën shqiptare të tranzicionit të gjatë dhe një shtet e një popullatë të tërë.

– A duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe pse? A është e vërtetë se disa bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit, edhe pse ishin klasifikuar si të tillë nga komisioni, janë emëruar sërish në poste të larta shtetërore…

Thuhet se ato dosje janë fshehur e janë dërguar me kohë në adresën e kërkuar nga ana e vetë pushtetarëve që pasqyroheshin në to. Pastaj mënyra se si kanë vepruar pushtetarët tanë të tranzicionit me dosjet e errëta të Sigurimit të Shtetit e jo vetëm, mënyra se si kanë vepruar të punësuarit në politikën tonë të këtyre tridhjetë e kusur viteve me interesat kombëtarë të shqiptarëve dhe vete hullia në të cilën ka shkuar ujët e një politike të tillë, të shtyn vetiu të mendosh që ato dosje të errëta nuk se janë zhdukur pa një arsye të fortë siç është frika e pushtetarëve tanë me shume emra se mos dalin nje dite zbuluar si mercenare te faktorëve te njohur armiqësore me interesat kombëtare të shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve të trojeve tona të handakosura.

– A ka patur dosje Sali Berisha? Nëse ka patur pse nuk u publikua kurrë…

Për këtë mund të pyesni vetë ish-pushtetarin vrundullues, që mban fjalime këto ditë janari nga papafingua e ‘arrestit shtëpiak’, duke ngulmuar ashtu që dhe formën me të lehtë të izolimit t’ia kthejë drejtësia në ‘arrest me burg’. Kurse loja bajate “hap e mbyll” me dosjet e të shkuarës diktatoriale, tanimë dihet nga të gjithë që ka shërbyer për të marrë e për të mbajtur pushtetin dhe jo për të bëre transparencën e nevojshme të zullumeve të dikurshme./sot

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut