Ish-futbollisti David Beckham është duke i shijuar në maksimum pushimet në Los Angeles. Ai është fotografuar së fundmi në një festë në orët e para të mëngjesit, në shoqërinë e modeles britanike Poppy Delevigne.
 
Bashkëshorti i Victoria Beckham, duket i veshur shumë keq, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të sillet si një zotëri i vërtetë, duke mbajtur hapur derën e makinës, ndërkohë që ishte duke hipur modelja.
 
Ish-futbollisti duket se vuan të mbajë sytë hapur pasi del nga bari, ndërsa modelja duket se ka shijuar qetësisht një natë të këndshme.
 
David është i martuar më këngëtaren dhe stilisten e “Victoria Secret”, Victoria Beckham që prej vitit 1999 dhe nga kjo martesë ata kanë edhe 4 fëmijë.

[gallery]20892[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com