David Beckham: Nuk zhvishem më nudo

David Beckham: Nuk zhvishem më nudo
Hera e fundit që e shini nudo ishte fushata publicitare H&M, prandaj fiksojeni mirë në kujtesën tuaj. Futbollisti anglez David Beckham duket se ka hequr dorë plotësisht nga të zhveshurit nudo për reklama apo kopertina revistash. Gjatë një intervistë mashkulli metroseksual, ka deklaruar se nuk do të bëjë me ato zhveshjet spektakolare që ka bërë deri tani dhe arsyeja është familja. Sigurisht që ju do të ngrini pyetjen, po deri tani pse e ka bërë? Arsyeja është e thjeshtë : Pas ardhjes në jetë të vajzës Harper ai ka vendosur të mos shfaqet më nudo. Sigurisht në një familje burrash, ai ka ditur të manovrojë, ndërsa tani që e bija është pjesë e familjes, nëse do të zhvishet, duhet të japë llogari. “Nuk do zhvishem më nudo, pasi vajza ime po rritet dhe nuk dua që të më shohë nudo. Për djemtë nuk ishte problem, por me vajzën ndryshon gjithçka”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari