Ish-futbollisti i njohur David Beckham është shprehur se dëshiron të bëhet aktor. Sipas burimeve të të përditshmeve të huaja ka qenë aktori i njohur hollivudian Tom Cruise, ai që i ka premtuar Beckham se mund t’a shndërroj në një yll kinematografik.

“David ende e pëlqen futbollin, por mendon se ka arritur aq sa duhet në sport dhe se tashmë është koha më e mirë për kalim e tij në kinematografi. Ndonëse David dhe Victoria e kanë distancuar marrëdhënien e tyre me Tomin për shkak të kultit Scientologjisë, duket se David ka vijuar komunikimin me të,”-është shprehur një nga burimet afër ish-futbollistit.

Ndoshta në pak kohë do t'a shohim Beckham në një prodhim të ardhshëm kinematografik.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com