David Cameron dorëzon detyrën
Theresa May zyrtarisht kryeministre

David Cameron dorëzon detyrën<br />Theresa May zyrtarisht kryeministre
David Cameron është shprehur se të qenit kryeministër ishte një nga nderet më të mëdha që ai ka pasur në jetë. I shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët e tij në Downing Street ai tha Britania e Madhe është shumë më e fortë se atëherë kur ai e mori në drejtim.

Pas këtyre fjalëve Cameron ai ka shkuar në Buckingham Palace për të paraqitur dorëheqjen para Mbretëreshës , e cila më pas emëroi Theresa May si zëvendësuese të tij. 

''E rëndësishme është drejtësia, ne duam që të jemi gjithmonë të bashkuar kudo që ndodhemi. Që Britania të bëhet një vend më i mirë duhet të luftojmë për drejtësi në çdo fushë të jetës. Ndonjëherë jeta është luftë, por qeveria Britanike nuk do bazohet në interesa vetjake pasi në qëllimet e saj është mirëqenia e popullit britanik. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar këdo. Do të përballemi me sfida por do t’ia dalim mbanë. Të gjithë bashkë do të ndërtojmë një Britani më të mirë'', tha May në fjalën e saj si kryeministre e Anglisë.

cameron

Theresa May

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin