Duke shtërnguar duart ndërkohë që pozonin mbi tapetin e kuq, David dhe Victoria dukeshin të mrekullueshëm dhe mjaft të kombinuar me njëri-tjetrin.
Vic kishte veshur një fustan të bardhë mjaft elegant dhe të thjeshtë të kombinuar me një palë vathë diamanti, një byzylyk dhe unazë me gurë të çmuar.
Ndërsa David kishte veshur një xhaketë po në ngjyrë të bardhë dhe një palë pantallona të zeza.
David dhe Victoria e kanë shpenzuar së bashku të gjithë ditën e djeshme, teksa herët gjatë ditës janë fotografuar gjatë një takimi promovues.
Por ndryshe nga mbrëmja ato dukeshin më pak të koordinuar në veshje.
Vic dukej shik me një fustan të zi, ndërsa David me një palë xhinse një një bluzë gri.
(b.t/shqiptarja.com)