Davos, Joe Biden: Putin po punon
për të rrënuar projektin Evropian

Davos, Joe Biden: Putin po punon<br />për të rrënuar projektin Evropian
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka deklaruar se Rusia është një kërcënim për rendin liberal të aspiruar nga bota perëndimore.

“Kërcënimi kryesor vjen nga aktorë të jashtëm që përpiqen të copëzojnë rendin liberal ndërkombëtar. Dua të flas hapur, kjo lëvizje është e drejtuar kryesisht nga Rusia”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke punuar me të gjitha mjetet për të rrëzuar projektin Evropian.

Deklaratat e Joe Biden, vinë vetëm dy ditë para lënies së mandatit si zëvendëspresidenti i SHBA-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat