Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë samitit të Davosit ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Izraelit, Netanyahu. Presidenti amerikan pas shprehjes së mbështetjes së plotë për Izraelin, fajësoi palestinezët që refuzojnë të ecin përpara në tryezën e paqes duke i kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës humanitare.
Por pavarësisht kërcënimeve, Presidentin amerikan theksoi se ka një propozim për palestinezët për zgjidhjen e konfliktit, por pa dhënë shumë detaje. Ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu u shpreh se është gati që të sforcohet për të arritur paqen me palestinezët.
“Informova Presidentin amerikan Trump se jemi gati për paqe me palestinezët. Jemi gati që të sforcohemi për paqen, për të mirën e përbashkët” deklaroi ai. Gjatë samitit Presidenti amerikan ka zhvilluar një takim edhe me kryeministren e Britanisë së Madhe.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com