“Serbia është para nesh për negociatat, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë, ndërsa shpresojmë që të hyjmë së bashku në BE, por me supozimin që Serbia të njohë Kosovën” mësohet se është shprehur Rama, shkruajnë mediat serbe.
Ata e kanë cilësuar si provokim të radhës deklaratën e kryeministrit shqiptar. Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.
d.b/shqiptarja.com