Davos, Rama: Serbia në BE kur
të njohë pavarësinë e Kosovës

Davos, Rama: Serbia në BE kur<br />të njohë pavarësinë e Kosovës<br /><br>
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror është takuar edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Mediat në Beograd kanë zbardhur takimin mes Ramës dhe Vuçiç.Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Serbia do të integrohet kur të njohë pavarësinë e Kosovës.

Serbia është para nesh për negociatat, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë, ndërsa shpresojmë që të hyjmë së bashku në BE, por me supozimin që Serbia të njohë Kosovën” mësohet se është shprehur Rama, shkruajnë mediat serbe.

Ata e kanë cilësuar si provokim të radhës deklaratën e kryeministrit shqiptar. Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane