DAVOS, rritja ekonomike në rrezik
 Kina, atentatet dhe kriza migratore

DAVOS, rritja ekonomike në rrezik<br /> Kina, atentatet dhe kriza migratore
DAVOS (Zvicër) – Një rritje ekonomike që rrezikon të dështojë, një ekonomi kineze shqetësuese, një kontekst gjeopolitik i shoqëruar nga atentate gati të përditshme si dhe kriza migratore dominojnë ditën e parë të punimeve të forumit të Davos-it ku siguria është në nivelet më të larta.
 
Organizatorët kanë rritur ndjeshëm sigurinë për të limituar rreziqet për atentat kundër kësaj asambleje që grupon deri në 2 500 personalitete nga më të rëndësishmet të planetit, krerë shtetesh ose qeverish, ministra, shefa ndërmarrjesh, apo edhe artistë si Leonardo di Caprio.
 
“Tema zyrtare e këtij forumi botëror është revolucioni i katërt industrial që mund të transformojë krejtësisht ekonominë botërore, por sikurse ndodh shpesh në Davos, çështja kryesore bie në hije nga ngjarjet botërore dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen është çfarë po ndodh me ekonominë kineze”, deklaroi kryeekonomisti i kompanisë së konsulencave, IHS, Nariman Behravesh. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve