Davutoğlu: Dënime të ashpra për
ato që ngrenë dorë ndaj grave

ANTALYA - Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka dënuar ashpër sot vrasjen e një gruaje duke theksuar se çdo akt i tillë krimanal do të dënohet me ashpërsinë më të madhe, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri dhe lideri i Partisë AK duke folur në kongresin e rregullt të gruas së degës së kësaj partie në Antalya, foli edhe mbi vrasjen e fundit brutale të një gruaje në Mersin. Davutoglu tha se qendra e re rinore që u hap sot në Antalia do të ketë emrin e gruas së vrarë Ozgecan Aslan.

Davutoglu përsëriti qëndrimin se "Kush do që ngre duart mbi gratë, duart e tyre e tyre do thyhen pavarësisht se kush është. Frikacakët më të mdhenjt të njerëzimit janë ato që ngrejnë duart ndaj grave. Ne jemi rritur nën kulturën dhe edukimin e nënave tona. Ne do të mbrojnë gratë dhe fëmijët tanë dhe do të punojmë nënë zgjerimin e kulturës", tha Ahmet Davutoglu, kryeministri i Turqisë

Kryeministri Davutoglu tha se Partia AK në vitet e fundit zbatoi një numër reformash ligjore dhe të tjera që janë kthyer në dinjitetin dhe të drejtat e grave. Ai tha se në 12 vitet e fundit një numër i institucioneve për kujdesin e grave është rritur nga 11 në 131 dhe që në atë kohë shteti është kujdesur për rreth 72 mijë e 500 gra dhe femra.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptajra.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë