Dëbimi i diplomatëve rusë, reagon Moska: Provokim, akuzat pa baza

Dëbimi i diplomatëve rusë, reagon Moska: Provokim, akuzat pa baza

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të SHBA dhe vendeve të tjera të NATO-s përfshirë edhe Shqipërinë që vendosën dëbimin e diplomatëve pas përplasjes së Moskës me Londrën. Moska shpreh protestën për vendimin e dëbimit të diplomatëve.

Ngjarja që po trazon botën daton në 4 mars të këtij viti, ku Sergei Skripali dhe vajza e tij Yulia u helmuan në Salisbury të Anglisë me një agjent kimik nervor që e zotëron vetëm Rusia. Pas asaj dite, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë nga 4 diplomatë rusë secila. Edhe 14 vende të tjera evropiane i janë bashkuar Britanisë e cila nisi e para dëbimin e rusëve me 23 të tillë javën e shkuar. Shqipëria dëboi sot dy diplomatë rusë duke i shpallur si të padëshirueshëm.

Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë:
Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë.

E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.

Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij.


Lajmi kryesor:

Helmimi i ish-spiunit në Britani, Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë/ EMRAT


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar