De Biasi: Drejtësia në KAS, lëvizjet
në merkato pozitive për kombëtaren
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka vlerësuar lëvizjet e futbollistëve të përfaqësueses në ditët e fundit, Andi Lilës, Emir Lenjanit dhe Bekim Balës.
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka vlerësuar lëvizjet e futbollistëve të përfaqësueses në ditët e fundit. Transferimet e Andi Lilës, Emir Lenjanit dhe Bekim Balës vlerësohen si pozitive nga italiani i kuqezinjve në një intervistë për Sport Neës.
“Transferimi i Andit në Itali është i rëndësishëm sepse luan në një nga 4 kampionatet më të fortë të Europës. Përsa i përket Lenjanit është një diskutim krejt tjetër sepse ai ishte në një situatë të ndryshme, pasi ishte në fund të kontratës dhe nuk e aktivizonin për t'i bërë presion. Shkoi tek Rennais në një kampionat me nivel. Është e rëndësishme për atë të shtojë eksperiencën duke luajtur me vazhdimësi dhe më pas do t'i shërbejë Kombëtares. Përsa i përket lëvizjes së fundit, të Bekim Balaj një futbollist që pavarësisht golit në Portugali nuk luante shumë me Slavian e Pragës, dhe tani ka mundësinë të luajë me vazhdimësi në një skuadër që luan për titullin në Kroaci.
Rijeka është në vendin e dytë dhe shpresoj të bëjë mirë sepse ka një kontratë të gjatë, të fitojë më shumë eksperiencë dhe të ketë vazhdimësi në lojë që deri tani nuk e ka pasur. Bekimi që ra në sy me atë gol të mrekullueshëm në Portugali, nëse nuk luante mirë me Kombëtaren nuk do ta njihte askush, duke luajtur në një skuadër si Slavia e Pragës. Kombëtarja është një trampolinë për shumë lojtarë dhe kush luan mirë bën një hap cilësor" deklaroi ai për Super Sport. Në vazhdim trajneri i kombëtares ka folur edhe për objektivat në 2015. “Unë kam shumë ndrojtje për ndeshjen me Armeninë. Mendojmë se kjo është një ndeshje e lehtë por është një ndeshje shumë e vështirë.
Shpresoj që djemtë të vijnë në këtë ndeshje në formën ideale në 100% dhe me motivimin e duhur sepse duhet të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Është shumë e rëndësishme kjo sfidë nëse dëshirojmë të arrijmë aty ku të gjithë dëshirojmë, nuk po e them se ku por e dimë se cili është objektivi ynë dhe do kërkojmë me forcë ta arrijmë”. Në fund të intervistës De Biasi komentoi edhe pritshmëritë për vendimin e Arbitrazhit Sportiv. “Shpresoj që CAS të ndryshojë totalisht vendimin, që duhet bazuar në faktet reale.
Pritshmëritë e mia janë që të triumfojë drejtësia. Do të ishte humbje e të gjithëve nëse të dhunuarit do të trajtohen njësoj me ata që nuk kishin si objektiv të luanin në fushë dhe nuk vlerësonin rezultatin. Pres vetëm të bëhet drejtësia, që do të thotë që Shqipëria të clirohet nga cdo akuzë pasi ne nuk kemi braktisur ndeshjen, pasi ne nuk ishim në gjendje të vijonim më tej atë ndeshje" përfundoi ai.
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47.4%
-
Jo
43.5%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari
14 Tetor, 14:04
-
Pse Basha shkon ende në Këshillin e Europës? Kuvendi për Report TV: Njoftuam KiE-në për zëvendësimin me Vokshin, merr pjesë deri në 31 dhjetor
14 Tetor, 13:58
-
Nuk lejohet tjetër hap fals! Sot sfida vendimtare me Gjeorgjinë! Sylvinho e pranon: Na bën punë vetëm fitorja! Ja formacioni I mundshëm
14 Tetor, 13:51
-
Siguria e përbashkët në Adriatik, Vengu takon komandantin e Forcave Detare italiane
14 Tetor, 13:50
-
Marrëveshja me Italinë, anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë
14 Tetor, 13:45
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor, 13:42
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg 3 të dyshuarit! Akuzohen se fshinë pamjet e kamerës së lokalit dhe s'treguan (VIDEO)
14 Tetor, 13:33
-
‘Kujdes ku vendosni këmbën! Hëna e re sjell ndryshime të mëdha në...’/ Parashikimi javor i horoskopit (14-20 tetor) nga astrologu Jorgo Pulla
14 Tetor, 13:25
-
Skeda/ Eduard Kapri, kontabilisti që u bë biznesmen ndërtimi dhe më pas kryebashkiak i Pogradecit
14 Tetor, 13:21
-
Gaza/ Nis fushata e dytë e vaksinimit ndaj poliomielitit
14 Tetor, 13:17
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor, 12:55
-
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!
14 Tetor, 12:26