De Biasi letër të hapur: Ëndrra
ime, Shqipëria në Euro 2016

De Biasi letër të hapur: Ëndrra<br />ime, Shqipëria në Euro 2016
Trajneri i Kombëtares së Futbollit Shqiptar, Gianni De Biasi, është vlerësuar më çmimin “Sportisti i vitit 2014” dhe për këtë arsye ai ka falenderuar nëpërmjet një letre të hapur. Gjithashtu ai është shprehur se një ndër objektivat kryesore të tij për këtë vit është që Shqipëria të arrijë në Europianin 2016.

 
Letra e plotë e De Biasit

“Në radhë të parë e nis duke falenderuar të gjithë ata që më kanë votuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për vlerësimin, ju uroj një 2015 plot lumturi dhe shëndet. Dëshira ime për 2015 është të kem sërish të njëjtat arritje dhe emocione sin ë 2014. me skuadrën tim, Kombëtaren Shqiptare, kam jetuar momente shumë të rëndësishme dhe të bukura, midis tyre fitorja në Portugali, barazimi me Francën pasi qenë në avantazh pak para përfundimit të lojës.

Dhe më pas kujtojmë mbrëmjen në Genova, kundër Italisë me 20 mijë shqiptarë të cilët këndonin himnin shqiptar në fillim dhe më pas atë italian. Kam kaluar edhe çaste frike në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë, ku tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur disa nga futbollistët e mi, dhe gjëja më e pabesueshme na dënuan me humbje për shkak të braktisjes së lojës. Një shfaqje tjetër e drejtësisë e cila në vend të dënojë të dhunshmit, dënon viktimat.

Jam krenar për këtë vlerësim, pasi e konsideroj veten “ambasador” të territorit tonë në botë. Faleminderit skenës të cilën e frekuentoj shpesh, flas për tokën time: Italinë, Veneton, Trevison është marka jonë. Kjo më pëlqen edhe më shumë sot  që po jetojmë çaste të vështira. Të flasësh për tokën tonë për perfeksionin e produkteve tona, të specialiteteve të lidhura me territorin e bujqësisë, mendoj se mund të ndihmoj të zhvillohen marrëdhënie të reja.

Sa sipërmarrës nga Treviso kam takuar rrugës nga Venezia në Tiranë në kërkim të munëdsive. Unë e kam nisur udhëtimin tim 18 pasi kam fituar kampionatin e Serisë D në Treviso me Gianni Giacomini, Nico Zambianchi, Carlo De Bernardi, Carlo Osellame, Silvano Colusso, Walter Frandoli, më pas shkova në skuadrën e Interit, dhe sot pas 40 vjetësh mundohem të kurorëzojë një ëndërr: të dërgoj Shqipërinë në Euro 2016, dhe bashkë me mua, përse jo edhe pak nga Treviso.

Gëzuar 2015 për të gjithë ju.”


De Biasi fershellen


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit