TIRANË – Futbollistët e ekipit kombëtar janë njohur sot me trajnerin e ri, Giani de Biasi, i cili do t;ia drejtojë ata për dy vitet e ardhshme deri në eleminatorët e Botërorit 2014.
Pas nënshkrimit të kontratës dy-vjeçare me FSHF-në, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka prezantuar trajnerin e ri të kuqezinjve.
“Ndjehem krenar dhe i lumtur për këtë detyrë të rëndësishme që më kanë besuar. Do të bëj një organizim rrënjësor të kombëtares shqiptare, sepse do të bëjmë gjithçka që kuqe zinjtë të arrijnë rezultate dhe objektivat konkrete në fushë”, tha italiani De Biasi.
55-vjeçari Xhani De Biasi merr detyrën pas trajnerit kroat Josip Kuzhe, i cili dha dorëheqjen nga ky post në tetor.Për eliminatoret e Botërorit 2014 Shqipëria do të luajë në grupin E, një grup impenjativ, me skuadra të forta, si Norvegjia, Sllovenia, Zvicra, Qipro e Islanda.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, tha se stadiumi i ri Kombëtar pritet të përfundojë brenda vitit 2012, kur Shqipëria do të festojë përgjatë tërë vitit 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
/Shqiptarja.com