Që prej fundit të nëntorit të vitit 2017-të Gianni De Biasi ish-trajneri i Kombëtares nuk trajnon më. Së fundmi është folur për një ofertë nga ekipi i Veronës që luan në Serinë B por tekniku në një intervistë të gjatë për tutomercatoweb.com sqaron si qëndron e vërteta e kësaj oferte:
“Nuk e kam me ngut të stërvis dhe kam lënë pas dy shanse të mira siç ishin Frosinone dhe Venecia. Për sa i përket Veronës nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj kontakti. Kam një opsion për drejtimin e një kombëtareje dhe po vlerësoj ofertën më të mirë. Nëse vjen një propozim nga një ekip fitues i Serisë B do ta pranoja me kënaqësi. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm me një ekip kombëtar dhe po e vlerësoj ofertën “ sqaron De Biasi.
Trajneri që bëri epokë në Shqipëri më pas ka komentuar edhe garën për zonën Champions në Serinë A duke thënë se Interi është i favorizuar për ta mbyllur në vend të tretë ndërsa për vendin e katërt sipas De Biasit në garë janë disa ekipe. /Përgatiti Andi Kapxhiu