Pak javë më parë thuhej me siguri se destinacioni i Matias De Light ishte Barcelona, por situata ka ndryshuar shumë ditët e fundit aq sa duket çështje ditësh zyrtarizimi i holandezit te Juventus. Sipas ‘Sky Sport’, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici janë takuar të premten me agjentin e de Ligt, i cili i ka kërkuar pagë 12 milionë euro neto, plus bonuse. Raiola nga ana tjetër ka vënë theksin te klauzola e largimit, që do të rritet pas çdo fund sezoni, por do të nisë nga 150 milionë euro e në vijim.
Sa i përket marrëveshjes me Ajax ajo mund të mbyllet për 65-75 mln euro, por pritet që Raiola të ndërhyj për ta ulur sa më shumë.
Ndërkohë Juventusi nuk ka humbur kohë dhe ka konfirmuar zgjatjen e kontratëës me një futbollist që e kopnsideron të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Rodrigo Bentacur i cili me ‘zonjën e vjetër’ ka nënshkruar një kontratë për 5 vite deri në 2024. Mesfushori në dy sezone me Juventusin ka zhvilluar 51 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 2 gola.