Aktori i Holliwood ka vendosur që presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk do të mundet të ushqehet në restorantet e tij.

Bashkëpronar i Nobu, një zinxhir restorantesh japonezë, të njohur ndërkomëtarisht dhe të pranishme në pjesë të ndryshme të botës, De Niro tha që nuk e dëshironte presidentin Trump në restorantet e tij.

Nëse Donald Trump do të hynte ndonjëherë në një prej lokaleve të tij, në mënyrë të menjëhershme do ta nxirrja jashtë.

Roberto De Niro, aktor

Sulmet që aktori 74 vjeçar i drejton Presidentit të Amerikës nuk janë aspak të reja.

 Në tetor të 2016-ës ka dalë në gazetat e gjithë botës për shkak të një videoje të publikuar nga Fox Neës në të cilën e cilësonte Trump-in si një “derr” dhe thoshte se me shumë dëshirë do ta qëllonte me grushte në fytyrë.

Robert de Niro në një intervistë për britaniken “Daily Mail” i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump që të mos shkelte në asnjë prej restoranteve të tij, përndryshe do e nxirrte jashtë.