Pak pasi Efi të linte shtëpinë e Big Brother, ajo përqafoi të fundit ‘luanin’ e shtëpisë, siç e quajti ajo ose fituesin, Luizin.
Pasi e garantoi se do e fitonte edicionin, Luizi garantoi Efin se do i merrte hakun për udhëtimin e saj të shpejtë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Nominimi i Deas për treshen më të përfolur dhe më të mbështetur nga publiku, ka shkaktuar një shpërthim në rrjet. Dalja e Efit ka irrituar ndjekësit besnik të Big Brother, të cilët kanë shpërthyer në ofendime ndaj blogeres. Duke e cilësuar me epitete të ndryshme mjaft fyese, publiku tashmë ka dalë edhe në përfundimin se çdo gjë është e manipuluar nga produksioni dhe se dalja e Efit nuk ishte e drejtë.