Debat i ashpër me arbitrin, trajneri italian pëson infarkt! Defibrilatori i shpëton jetën

Debat i ashpër me arbitrin, trajneri italian pëson infarkt! Defibrilatori i shpëton jetën

Ndihma për Matteo Abbate

ITALI - Vicenza fitoi 1-0 kundër Pergolettese në ndeshjen e grupit A për Serinë C të futbollit në Itali. Gjatë duelit, trajneri i miqve, Matteo Abbate debatoi ashpër me arbitrin e katërt dhe u rrëzua në tokë. Tekniku 40-vjeçar u ndihmua menjëherë nga mjekët e dy skuadrave dhe pas përpjekjeve të tyre edhe me defibrilator, trajneri ia doli të shpëtojë.

Pas kësaj situate të vështirë, Abbate u transportua në spitalin më të afërt ku qëndroi nën kontrollin e mjekëve. Gjatë 2021, trajneri u prek nga tumori dhe për disa muaj luftoi sëmundjen.

Mjekët në Vicenza bëjnë me dije se trajneri është jashtë rrezikut për jetën, por do mbahet nën vëzhgim gjatë orëve të ardhshme, duke u lënë i lirë të largohet në banesë.

Edhe klubi i Pergolettese ka konfirmuar gjendjen e mirë të trajnerit të tyre. "Gjithçka është në rregull për zotin Matteo Abbate. Testet që iu nënshtrua ishin të gjitha negative. Mjekët, duke mos konstatuar ndonjë simptomë të theksuar, e kanë lejuar që ai të kthehet në shtëpinë e tij".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen