Debat në kampin republikan në
SHBA, Marco Rubio del fitues

Debat në kampin republikan në<br />SHBA, Marco Rubio del fitues
Kandidatët për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin republikan, kanë realizuar një debat mes njëri-tjetrit ku kanë diskutuar mbi idetë që ata kanë për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë nëse nominohen për këtë post nga partia e tyre.

Nga ky debat, i fituar ka dalë Marco Rubio ku gjatë replikave që shkëmbeu me mikun e tij të vjetër Jeb Bush dhe sipas shumë analistëve ku u paraqit përgjithësisht mire në debatin e tretë presidencial republikan.

Senatori nga Florida, Rubio dhe ish-guvernatori Bush, i të njëjti shtet, ishin mes 10 kandidatëve republikanë që debatuan kryesisht mbi politikat ekonomike, në qytetin Boulder të shtetit Kolorado.

Bush, i cili shihej dikur si më i preferuari me republikanëve, por që nuk ka arritur të sigurojë dot mbështetje deri tani, e sulmoi zotin Rubio që herët në debat, duke e akuzuar se ai nuk kishte marrë pjesë gjatë shumë votimeve në senat.

Marko Rubio ia ktheu shpejt, duke e akuzuar Jeb Bushin se po e sulmonte nisur nga motive politike.

Donald Trup, i cili, sipas disa sondazheve, tani ka rënë në vend të dytë, pas neurokirurgut në pension Ben Carson, u shfaq më i butë dhe në pozita mbrojtëse, në krahasim me debatet e mëparshme.

Më herët, Trump reagoi me zemërim kur një gazetar, drejtues debati, e pyeti nëse planet e tij të taksave, që disa thonë se do të shkaktojnë deficit, dhe propozimi i tij për të ndërtuar një mur në kufi për të mbajtur jashtë emigrantët meksikanë, do të thotë se ai ishte duke zhvilluar një fushatë presidenciale si ato të tregimeve në librat komikë.

Ben Carson, politikan i panjohur e me zë të butë, gjithashtu u bë objekt i disa sulmeve nga rivalët, përfshirë edhe ndaj planit të tij tatimor, për të cilin ai ka thënë se është frymëzuar nga koncepti biblik i të dhjetës.

Guvernatori Ohio John Kasich shfrytëzoi rastin për të sulmuar të dy kryesuesit. Ai kritikoi propozimet e taksave të kandidatëve Carson dhe Trump, duke i quajtur "fantazi" dhe tha se të dy ata provonin se janë të pakualifikuar për t'u bërë president.
 
Senatori Lindsey Graham e përdorur skenën për të sulmuar Donald Trumpin dhe sllgonanin e tij "ta bëjnë Amerikën të madhe sërish". "Amerika është e madhe," tha ai.

Gjithashtu më pak zë në debat patën ish senatori Rick Santorum, guvernatori i Louizianës, Bobby Jindal, dhe ish guvernatori i Nju Jorkut, George Pataki, të cilët gëzojnë shumë pak mbështetje në anketat kombëtare.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Homazhe për Eglin Progën në Korçë, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën

Korçë/ Homazhe për Eglin Progën në Korçë, qytetarët kërkojnë drejtësi: Institucionet kanë detyrë të mbrojnë jetën