Debat në kom.medias,Kumbaro:Në
5 vjet 4 muze,Vokshi:Qofte në Butrint

Pyetja Kod apo ligj për trashëgiminë kulturore si dhe bashkimi i ligjit për muzetë në një të vetëm me atë të trashëgimisë, kanë qenë temat e ditës në seancën dëgjimore në komisionin e Medias dhe Informimit Publik ku ishte e ftuar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Anëtarët e opozitës vlerësuan se projektligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë të kthehej në kod ashtu si në Itali duke qenë se bazohet në përvojën e mirë të këtij vendi. Por ministrja Kumbaro ka dhënë argumenta duke hedhur poshtë propozimin e opozitës. 
“Nëqoftëse ne do të flasim për një kod do të kemi të bëjmë me një ansambël shumë më kompleks që prek disa ligje të tjera. Nëse do të kishim shkuar për kod në rastin e trashëgimisë kulturore, ne do duhej të kishim hyrë në ndryshime të shumë ligjeve të tjera. Kriteri sasior i numrit të neneve apo faqeve nuk është ai që përcakton në duhet të jetë ligj apo kod”, tha Kumbaro. 
Sakaq, Kumbaro shpjegoi edhe arsyen pse shkriu dy ligje në një të vetëm. 
“Konstatuam që shtrirja e fushës së trashëgimisë kulturore nuk është e ndryshme nga ajo e muzeve. Vetë muzetë janë pjesë e trashëgimisë kulturore”, tha minstrja e Kulturës. 
Teksa kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka sjellë një panoramë të zymtë të monumenteve të kulturës në Shqipëri, mbledhja ka kaluar në garë mes ministres dhe deputetëve demokratë për arritjet e tyre ndër vite. 
Pas më shumë se 4 orë diskutim, edhe opozita ra dakord duke miratuar në parim projektligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, puna e të cilës ka nisur që në prill të 2014. 

Debati mes Kumbaros dhe Vokshit: 
Kumbaro: Në këtë situatë 25 vjeçare... Çfarë kam bërë unë në 5 vjet? Në 5 vjet kam bërë 4 muze ...
(ndërhyn Vokshi: qofte në Butrint) 
Kumbaro: Kam restauruar mbi 17 kisha. Në 5 vjet kemi restauruar qendrat historike Dhërmi, Vuno, kemi futur Thethin. ..
(ndërhyrje nga anëtaret e opozitës) 
Kumbaro: A të flas unë, o zonja Vokshi a të flas unë? 

Vokshi: Po Teatrin Kombëtar... janë reagimi i të gjithëve artistëve, piktorëve regjisorëve e të gjithëve. Këto janë arritjet tuaja. 
Kumbaro: Po Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri i Korçës... 
Vokshi: Ua tregova kullat...

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen