TIRANE- Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka debatuar një ditë më parë për varësinë e INSTAT nga Këshilli i Ministrave, tek Kryeministri. Në faqen online të Kuvendit, zbardhet procesverbali i ditës së djeshme, ku deputetët e PS dhe të PD kanë debatuar edhe me “romuze” lidhur me varësinë e INSTAT nga kryeministri.
“Vazhdoni ju me bejtet se cilat janë institucionet në varësi të kryeministrit, jo Garda e jo të tjerat.
Ne në 2013 prapë në pushtet do jemi” ka thënë kreu i komisionit Edmond Spaho. Përfaqësuesja e PS, Mimi Kodheli ka kundërshtuar nenin që ka të bëjë me “periudhën një vjecare të provës” që është vendosur në projektligj. Ndërkohë që ka theksuar se kur PS të vijë në pushtet, do të zhbëjë këtë lloj varësie të INSTAT, për ta kthyer atë në një institucion që do të varet nga parlamenti. Ndërkohë, deputeti socialist Ilir Bejtja, ka theksuar rëndësinë e institucionit të statistikave, por edhe ndryshimin e shifrave të INSTAT me ato të FMN.
(ab/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com