Xhaçka reagoi menjëherë duke i kërkuar deputetit të PD, që të matet mirë para se të flasë për babanë e saj. “Këto goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh.
Nuk jetohet sot me kohët e vjetra. Dëgjo këtu. Nuk kemi ardhur ti shtojmë intelektit tuaj informacion mbi biografinë e Meçollarit. Kjo ka qenë kërkesa juaj, jo fjalët e pazarit. Certifikatën në 2011 e ka marrë ai drejtori që ju flisni dhe merrni këto thashethemet. Nuk ka pasur prova në ngarkim të Meçollarit’ tha ministrja. Në fund të mbledhjes ministrja Xhaçka i shkoi pranë deputetit të PD duke i thënë “Mati mirë fjalët kur flet”.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











