Buxheti për Rininë/ Grida Duma ndërpret mbledhjen e Komisionit: Ministrja nuk ka shifra! Muzhaqi: Janë në INSTAT, bëjeni vetë llogaritjen (VIDEO)

Prezantimi i Buxhetit të vitit 2023 të Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ushoqërua me debate, deri në ndërprerjen e seancës në komision. Grida Duma i kërkoi ministres Bora Muzhaqi informacion për numrin e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, por Muzhaqi i tha se mund t’i gjente në Institutin e Statistikave.

Fakti që nuk bënte një ndarje se sa nga buxheti shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë bëri që Duma të ndërpriste mbledhjen për disa minuta. 

Pjesë nga debati

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Ilir Metaj: Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, vazhdoni aty.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.      

Pas disa minutave, mbledhja u kthye për t'u shoqëruar sërish me debate mes deputetit Ilir Metaj dhe deputeteve të opozitës, Oriola Pampuri e Albana Vokshi. Kryetarja e Komisionit vendosi që ta mbyllte këtë pikë të rendit të ditës duke thënë se duhen të dhëna të tjera për t'i çuar Kuvendit një raport të mirëfilltë. 

“Do të duhet të bëjmë dhe një dëgjesë tjetër që ta konsiderojmë të mirëfilltë se kushdo mund ta konceptojë se dëgjesa për buxhetin është 1 orë. Presim që brenda ditës së nesërme ose pasnesër të kemi të dhënat statistikore. Aq më mirë nëse jepen që sot”, tha Duma.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Muzhaqi në Komisionin për Çështjet Sociale: 162 milionë lekë mbështetje për rininë përmes AKR-së dhe 5.5 miliard lekë për Strategjinë Kombëtare të Rinisë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka folur për projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2023”. 

Ajo deklaroi se, “në projekt-buxhetin e vitit 2023 janë planifikuar 162 milionë e 960 mijë lekë si mbështetje për Agjencinë Kombëtare të Rinisë (AKR)”, ku përfshihet fondi grant për financimin e projekt-propozimeve të organizatave rinore/për të rinjtë dhe ndërtimin e infrastrukturës rinore nga bashkitë, mbështetja financiare për veprimtarinë e AKR-së, zbatimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aktivitetet për lidership-in rinor, pjesëmarrjen në vendimmarrje, punësimin, kreativitetin, edukimin joformal, etj.

Gjatë relatimit në Komision, ministrja prezantoi dhe përparësitë e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, miratuar nga Qeveria Shqiptare, më 26 tetor 2022, e cila parashikon një buxhet prej 5,5 miliardë lekësh. 

“Kjo shumë do të shkojë për të mbështetur tre qëllimet themelore të kësaj strategjie”, theksoi ministrja e Rinisë, duke shpjeguar se këto qëllime lidhen me fuqizimin e zërit së të rinjve, të cilët marrin pjesë aktivisht në shoqëri, nxitjen e novacionit rinor dhe rritjen e aftësive dhe profesionalizmit të të rinjtë përmes edukimit cilësor në teknologji, si dhe me mirëqenien aktive, të shëndetshme, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve.

Ora 10:21
Deputeti Metaj përplaset me Pampurin dhe Vokshin: S'e di si e merrni guximin të jeni zëdhënëse e të rinjve! E kuptoj që dini më shumë, por më lini të flas

 

Debatet në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është shoqëruar me debate. Deputeti Ilir Metaj është përplasur me Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin, të cilat e ndërprisnin vazhdimisht.

Ilir Metaj: Ne kemi ardhur për të bërë pyetje për projektbuxhetin. Nëse do harxhojmë kohën për të  dhënë opinione politike se të rinjtë që ikin s’duan të kthehen, se di si e merrni guximin të jeni zëdhënëse e të rinjve.

Albana Vokshi: S’je këtu për të bërë komente.

Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer. Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.

Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.

Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.

Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.

Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?

Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SUMA KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 31/10/2022 11:57

    Shikoni kryehajduten e partis wc pd gruan me fytyr BURRI të shëmtuar. Kjo për çdo gjë kundërshton se do që të vi në pushtet se ka shum gjat pa vjedhur. Pty rac pise

    Përgjigju
  • Ana: 31/10/2022 11:51

    Rritni pagat e shendetesise te shkretet jane ne hall! ne fund te muajit cojne 5 rroga e me shume ne shtepi,duke rrjepur popullin,luftoni korrupsionin ne shendetesi atehere rritni rrogat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë