Debate mes PS-PD Gjirokastër
shkak parrulat politike në Këshill

Debate mes PS-PD Gjirokastër<br />shkak parrulat politike në Këshill
Debate të ashpra mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastër janë bërë sot në mbledhjen e radhës së këtij organi vendimmarrës.
 
Shkak për debatet kanë qenë parrullat që kanë vendosur në tryezën e diskutimeve, këshilltarët e PD me mbishkrime të tilla si "Ujë për qytetarët", "Rregulloni rrugët", "Jo taksave të larta", "Pastroni qytetin", etj.
 
Prania e këtyre parrullave ka bërë që mbledhja të shtyhej për 60 minuta e cila vinte 48 orë pas shtyrjes që ishte bërë e ditur më parë, nga këshilltarët e PS, pasi të shtunën që ishte planifikuar kjo mbledhje, u anulua në minutat e fundit.
 
Përfaqësuesit e PS në legjislativin vendor, kanë kërkuar në mënyrë kategorike, heqjen e parrullave në tryezat e kolegëve të tyre demokratë, që sipas tyre, janë të patolerueshme në një kohë kur parlamenti i qytetit nuk është tubim politik propagandistik.
 
Ndërsa kreu i këshilltarëve të djathtë Roland Bejko u shpreh se Bashkia e Gjirokastrës, nuk duhet të kthehet në pazar politik mes dy forcave që aktualisht qeverisin vendin. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima