TIRANË- Privatizimi i hidrocentralit të Lanabregasit nga shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë shkaktoi debate dhe akuza dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Ishte deputeti Eduard Shalsi, i cili ngriti një sër pyetjesh dyshuese për këtë privatizim. Deputeti socialist kërkoi nga drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Zamir Stefani, që të përcaktojë qartë kushtet e këtij kalimi pronësie, pasi sipas referencave ligjore të METE, për ligjin e privatizimit, ky ligj nuk është zbatuar në këtë rast.

Ky hidrocentral është kaluar nga Minitria e Ekonomisë drejt shoqërisë Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë pa proces konkurimi. Gjithashtu, opozita kërkoi nga ana e saj që të bëhet e ditur se ku do t`i gjejë UKT fondin prej 15 milionë euro që ka përcaktuar qeveria për këtë privatizim, ndërkohë që kjo shoqëri është në krizë për pagesat e energjisë në pushtetin vendor. Përfaqësuesi i METE nuk dha një përgjigje lidhur me gjetjen e këtij fondi nga ana e UKT, pasi kjo i përketë pushtetin vendor dhe do jetë ai përgjejgjës.

Në të njëjtën kohë opozita kërkoi informacion se si është përcaktuar nga qeveria vlera e shitjes së këtij privatizimi dhe pse është qeveria që vendosi për këtë çmim dhe jo një proces tenderimi. "Ju cituat një shifër 3 milion/mega vat, kush e ka bërë vlerësimin, sepse nga të dhënat e heceve të ndërtuara nga fillimi e deri tani kostoja shkon nga 1.2 mega vat deri në 2.5 mega vat dhe ka një mospërputhje çmimi midis vlerës dhe ndërtimit të një hidrocentrali nga fillimi. Ju thoni që është vlerësuar me 3 mega/vat. Ujëesjellsi që do ta blen ku do t`i gjejë paratë që do blejë Lanabregasin, i disponon apo do t`i marrë kredi? Nëse do t`i marrë kredi, a mos është kjo një formulë traferimi, por furnizimi me para i pushtetit të shtetit?"i është drejtuar Shalsi përfaqësuesit të METE.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Stefani sqaroi dhe arsyen e këtij privatizimi. "Në ligj përcaktohet se është qeveria ajo që përcakton formulën e privatizimit. Kjo u gjykua që t`i kalojë UKT pasi burimi ujor i Bovillës një pjesë e madhe e saj shfrtytëzohet edhe nga UKT dhe nga hidrocentrali i Lanabregasit. Kjo pasi ka patur probleme të shfrytëzimit të ujrave pasi UK dhe KESH kanë patur probolmet e veta. U gjykua me të drejtë që më mirë të krijohej një ndërmarrje e madhe për të shmangur shpërdorimet", tha drejtori në METE.

Ai bëri të ditur se ka qenë pikërisht një grup ekspertësh nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë që në bazë të një vendimi të dhënë nga Këshilli i Ministrave, që ka përcaktur vlerën e shitjes së këtij hidrocentrali.

DYSHIMI
Një tjetër shqetësim që ngriti PS në komision, ishte pikërisht dhe fati i këtij hidrocentrali në të ardhmen, pasi ekziston mundësia që ky të privatizohet edhe nga një indivdi i vetëm duke marrë parasysh që nuk është në pronësi të pushtetit qëndror. "UKT që e privatizon Lanabregasin, a mund të ndodhë që në të ardhem Lanabregasi mund të privatizohet vetëm nga një individ?", tha deputeti i PS, Besnik Baraj.

Në kudërpërgjigje, përfaqëssuesi i METE deklaroi se shitja 100 % e aksioneve nga METE i kalon komptencën pushtetit vendor, pra Bashkisë së Tiranës që të vendosë për fatin e këtij hidrocentrali.

(su.fu/Shqiptarja.com)