Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit! Miratohet rritja e pagave për punonjësit e bashkisë! Opozita kundër: Të rritet cilësia e shërbimit

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e radhës të Këshillit Bashkiak në Durrës, ku vetëm me votat e mazhorancës është miratuar rritja e pagave për punonjësit e bashkisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj. Këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit ishin kundër rritjes së pagave, duke thënë se një rritje e tillë duhet të reflektojë rritje të cilësisë së shërbimeve.

Joni Myshketa nga PD replikoi duke argumentuar se në parim është pro rritjes së pagave, por kjo duhet reflektuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore. Gjithashtu argumentoi se vota do të ishte abstenim pasi duhet të ketë rritje të pensioneve dhe të ketë fillimisht një miratim të minimumit jetik.

Pikat në fjalë u kundërshtuan nga Dritan Burgija i Rithemelimit, i cili u shpreh se do t’i votonin pro pikat e rendit të ditës për rritjen e pagave, me shpresën se do të ofrohen shërbime më të mira.

Një tjetër pikë e cila u diskutua nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, ishte dhe pika  në lidhje me përdorimin e fondeve të rindërtimit, për investime të cilat lidhen me transferimin e hidrovorit në një kohë ku në qytetin e Durrësit janë 47 pallate për t’u rindërtuar dhe qindra familje të cilat nuk trajtohen me bonus qiraje prej 7 muajsh, pike kjo e cila u ringrit si pyetje dhe nga anëtarja e Këshillit Bashkiak Edlira Harizi.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutuar ishte dhe ajo e lëvrimit të një fondi prej 32 mln lekësh për familjet e prekura nga përmbytjet në vitin 2018, pikë e cila u trajtua me shqetësim nga anëtarët e opozitës për shkak të vonesës në 5 vite për t’u shpërndarë dëmshpërblimet familjeve të prekura.

Ndërkohë që pikat e rendit të ditës, pavarësisht votave kundra dhe abstenim, u miratuan të gjitha me shumicë votash pro nga grupi i Partisë Socialiste që përbëjnë mazhorancën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, goditet grupi që trafikonte kokainë e kanabis! 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre

Operacion antidrogë në Tiranë, goditet grupi që trafikonte kokainë e kanabis! 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre