S’miratohet pr.vendimi për zgjedhjet e Himarës, 3 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin Rregullator të KQZ! Anëtari: Dekreti i Begajt i pavlefshëm

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ u mbyll pa miratimin e pr.vendimit për organizimin e zgjedhjeve në Himarë. Mes debateve të shumta që u zhvilluan në mbledhje, anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim, kështu kryetarja mbylli mbledhjen pasi për miratimin e pr.vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj thotë se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme. Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht, Çakaj thotë se akti është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kaloni afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.

“Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm. Pavarësisht kësaj, edhe në hipotezën se ky akt do vlerësohet nga gjykatat, në pikën 3 të këtij akti ne kemi të parashikuar që mund të bëhen ankim në KAS. Po ditën që është marrë vendimi i KQZ, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme gjithë institucionet kanë caktuar datën, që ishte e paracaktuar, datën 4 gushte për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt”, tha Çakaj.

Ndërkohë, Ilirjana Nano u shpreh se nuk kanë kompetencë që të vlerësojnë vendimmarrjen e KQZ.

“S’jemi për të vlerësuar vendimmarrjen e KQZ. Nëse do ketë ankim është një organ tjetër që vlerëson mbi bazë ankimi vendimmarrjen”, tha Nano.

Ndërsa Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Sipas Salianjit, po pengohet procesi zgjedhor.

Sipas projektvendimit të KQZ që nuk u miratua parashikohen që partitë politike të nisnin fushatën në 26 korrik, regjistrimi i kandidatëve ishte përcaktuar deri në 22 korrik, ndërsa partitë duhet të regjistrohen deri në datën 15 dhe koalicionet 19. Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve për bashkinë Himarë PS zyrtarizoi kandidaturën e Valnglel Tavos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Debatet në Komisionin Rregullator, përfaqësuesi i PS: Po shpërdorni detyrën, nuk gjykoni ju vendimmarrjen e KQZ dhe dekretin për zgjedhjet në Himarë! Anëtari: Po na intimidon

 

Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullat në KQZ ku parashikohet miratimi pr.vendimit për rregullimin dhe organizmin e zgjedhjeve të Himarës më datë 4 gusht.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Sipas Salianjit, po pengohet procesi zgjedhor

“Me atë çka ne gjykojmë, që ka të bëjë me llogaritjen e afateve, jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave. Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga. Po shkelni ligjit, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera. S’mund të pengoni procesin zgjedhor jashtë kompetencave”, tha Salianji.

Anëtari Muharrem Çakaj tha se ky është intimidim dhe kërcënim dhe kërkoi nga kryetarja të merren masa për Salianji.

Muharrem Çakaj: Ajo që sapo tha Salianji, ishte intimidim dhe kërcënim. E ftoj të ruajë qetësinë dhe ta përdorë jashtë kësaj salle. Jeni të lirë të thoni çfarë të doni, nuk funksionon në këtë sallë. Sapo përmendi shpërdorim detyre, e ftoj ti thotë, por jashtë kësaj salle. Atë qasje është i lirë ta përdorë jashtë kësaj salle. S’mund të përdorë shprehje intimiduese apo kërcënuese. Nëse ne e kapërcejmë kompetencën ka një organ tjetër që shprehet, jo juve. Më bën çudi se si paskeni lëvizur ju nga qëndrimi, kur në këtë sallë, në 2019, ju keni mbështetur një ish kolegun tonë të asaj kohe, që e ka quajtur nul dekretin e presidentit. Pikërisht se po pezullimi në gjykatë i efekteve të dekreteve, përsëris që ky akt është i nxituar. Nuk cenon njeri procesin, por duhet që gjërat ti marrim brenda ligjshmërisë. Kemi nja 8 muaj që i kemi bërë me dije KQZ për uzurpim kërkesash dhe ankesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Ruani etikën.  

Erdjan Salianji: Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova.

Muharrem Çakaj: Kanë zgjedhur të bëjnë teatër këtu, 4 gusht data e zgjedhjeve, dhe e marrin vendimin me 5 gusht, refuzoj të kem këtë qasje për zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj të kem çfarëdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga çdo lloj përfaqësues. Merrni masa për atë çfarë deklaroi Salianji këtu, përndryshe e kemi shkelur rregulloren.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peti: 10/07/2024 01:55

    Si ore e harruat Rremen juve?? Ia "sekuestruat" Likes te tere nga skrapdhimet e tij si Naco & co, e me radhe por per ca dhjetra mijra euro e prishet? Jepini ore nje dore lekesh a pasurish edhe Rremes te mos keni probleme ne "vendimarrjen" tipike Ramiste te kapjes se shtetit. Vetem SPAK eshte syleshe ne kete pune dhe nuk e shef korrupsionin ne mivelin me te larte ate shtetkapes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie