Përdorimi i gjuhës shqipe nga deputetët shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi ka shkaktuar reagimin e proserbëve. Deputeti shqiptar i partisë Forca Genci Nimanbegu ka kërkuar që gjuha shqipe të përdoret në Parlamentin e Malit të Zi, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputeti serb Nkezheviç.
Gjatë seancës së radhës së kuvendit të Malit të Zi në pikën për ndryshimet dhe plotësimin e ligjit për Median, Namanbegu, shfrytëzoi faktin se ka kohë që ka kërkuar që në kuvendin e Malit të Zi të flitet në gjuhën shqipe gjithashtu.
Madje për ta mbështetur këtë, Nimanbegu foli në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe gjatë seancës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Frontit demokratik Millan Knezheviç, një proserb në parlamentin e Malit të Zi.
“Përdorimi i gjuhës shqipe vjen si rezultat i vizitës së Ilir Metës. Por ai ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës. Unë nuk do të komunikoj me deputetët shqiptarë derisa këtë të drejtë ta fitojnë edhe deputetët serbë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha deputeti, në mosnjohje të fakteve dhe sigurisht pa e ditur se në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka deputetë serbë, por mund ta ketë pasur për minorancën në parlamentin e Kosovës.
Menjëherë ka qenë reagimi i Nimanbegut. Ai tha se një kërkesë e tillë nuk ka të bëjë me vizitën e Ilir Metës në vizitën e tij të fundit në Malin e Zi. “Këtë inicativë kam kohë që e kam dërguar në Kuvend", tha Nimanbegu, ndërkohë që gjatë gjithë fjalimit të tij ka folur në gjuhën shqipe.

LAJMET MË TË VLERËSUARA