Debate në PD, vihet në dyshim
udhëheqja e Lulzim Bashës

Debate në PD, vihet në dyshim<br />udhëheqja e Lulzim Bashës
TIRANË - Byroja Kombëtare e Hetimit ka shkaktuar konfuzion në radhët e Partisë Demokratike, duke bërë që qëndrimet e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, të jenë të dyzuara dhe shpesh herë kundërshtuese. Projektligji i depozituar dje në Kuvend nga qeveria e thellon edhe më shumë paqartësinë brenda selisë blu, ndërsa njëkohësisht bie në sy “përplasja” mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Për Byronë, debate pati edhe brenda grupit të PD, ku deputeti Eduard Selami kërkoi një qëndrim unik të opozitës për reformën në drejtësi dhe Byronë.

Basha u shpreh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se demokratët janë të gatshëm ta votojnë Byronë në seancën e parë të Kuvendit, por mjafton që projektligji të jetë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Ndërsa nga ana tjetër, i menjëhershëm ishte reagimi i Berishës në një deklaratë për mediat, kur tha se opozita nuk do t’i japë votat për draftin e qeverisë, pasi sipas tij, ai është rrëzuar njëherë nga Venecia dhe bën kryeministrin kryeprokuror.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois