Debate në 'Repolitix'/ Spahiu: Masat anti-covid shkelen me grumbullimet jashtë shkollave! Mehmeti: 3 mijë nxënës s'bënë mësim online! Çifliku: Morën kurse intensive në gusht

Cilësia e mësimdhënies me metoda online dhe a po merret ky shërbim nga të gjithë nxënësit, është bërë teme debati në emisionin "Reportix", mes deputetes së PS-së, Klodiana Spahiu, drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Fiqiri Çifliku dhe ekspertit për Arsim Parauniversitar, Ndriçim Mehmeti.

Deputetja Spahiu tha se është pro hapjes së shkollave dhe se është bërë një punë intensive dhe e madhe e  mësuesve me nxënësit edhe pse në kushte të vështira, ku në disa zona ishin duke vuajtur edhe dëmtimet nga tërmeti. Megjithatë tha Spahiu problemi më i madh nuk është respektimi i masave anti-covid brenda ambienteve mësimore, por jashtë institucionit të shkollave ku ka grumbullim të prindërve.

Këtë problem e evidentoi me forcë edhe Ndriçim Mehmeti, i cili tha se policia nuk bën asgjë në atë batardi njerëzit që rrinë të grumbulluar  jashtë dyerve të shkollave. Mehmeti tha se ishin 3 mijë fëmijë që nuk morën asnjë mësim online për shkak të pamundësisë se nuk kishin internet apo edhe një tabletë apo smatphone për të marrë mësimet. Këtyre argumenteve drejtori i arsimit parauniversitar, Firiqi Çifliku tha se për këto 3 mijë fëmijë, plus 1500 fëmijë të tjerë që kishin dëshirë për të plotësuar mangësitë, gjatë gushtit është janë bërë 3 javë kurse e mësime intensive në shkolla për të plotësuar këto mangësi, ndërsa dy javët e para të shkollës është bërë përsëritje e mësimeve të vitit të kaluar.

"Qytetet më të vështira që kanë hasur vështirësi me fillimin e shkollës kanë qenë to të prekura nga tërmeti. Është bërë punë e madhe gjatë verës për të realizuar mësimin online, unë e vlerësoj hapjen e shkollave megjithëse në kushte shumë të vështira. Po marrë Durrësin, kishte shumë shkolla të dëmtuara dhe ishim të detyruar të bashkonim shkollat. Ju siguroj se më mirë janë zbatuar rregullat brenda shkollës dhe burimi i infeksionit ishte me grumbullimet jashtë. Në të gjithë botën studentët bëjnë mësim online, pse studentë e mjekësisë jashtë nuk e kanë të vështirë mësimin online? Sigurisht që po, ne kemi marrë shembujt dhe studimet e bëra nga bota", tha Spahiu.

" 3 mijë nxënës ne na dolën nga sistemi, nuk bënë mësim fare se nuk morën tabletat. 6 mijë familje nuk kishin idenë se çfarë bënin fëmijët e tyre.  Masat edhe pse mund të zbatoheshin në shkolla, jashtë tyre kishte një batardi, grumbullime dhe policia nuk bënte asgjë", tha Mehmeti.

"Në periudhën e gushtit janë bërë 3 javë mësimi intensive për ato 3 mijë fëmijë që nuk morën dot mësime online dhe iu bashkuan edhe 1500 nxënës që kishin mangësi në mësime. Janë bërë kurse intensive për to. Gjithashtu edhe në dy javët e parë të shkollës për këtë vit është bërë përsëritje e mësimeve të vitit të kaluar për të plotësuan pikërisht këto mangësi në mësime për shkak të mësimit online", tha Çifliku.

Sipas skenarit 2 të mësimdhënies, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se klasat e arsimit fillor, nga e 1 në të 5, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në shkolla, ndërsa nga klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin të alternuar.

- Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

- Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi