Debate për TVSH, PS: Rritët
barrën fiskale, Bode: Farsë

Debate për TVSH, PS: Rritët <br />barrën fiskale, Bode: Farsë
TIRANE- Në Kuvend zhvillohet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar. Propozimin e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH, për disa produkte ushqimore dhe energjisë elektrike, është rrëzuar me 71 vota kundër, dhe 63 vota pro të opozitës . Ndërkohë që është miratuar projektligji për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale me 71 vota pro dhe 63 kundër. Igli Totozani zghidhet për postin e  Avokatit të Popullit.

Fillimisht u diskutua për “Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale”, ndërsa tani po diskutohet pr/ligji"Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar". PS: Ulja e tvsh ul çmimet, ndihmon të varfërit. PD: Eshte farsë. Bode: Po kopjoni gabim Berishën, kur ka qenë në opozitë.

Ora 16:03 BODE: PS KERKON ULJEN E TVSH PER BIZNESMENET E SAJ
Ministri i Financave, Ridvan Bode, në diskutimeve për p/ligji për TVSH-në i propozuar nga PS u shpreh se PS kërkon uljen e TVSH për të përfituar bizneset pranë saj.

“PS nuk beson realisht se një ulje e TVSH-së do të ulte nivelin e varfërisë në vend, kjo është për të përfituar bizneset pranë PS-së", deklaroi Bode.
" I them PS-së se pa një program të mirëfilltë politik dhe eknomik nuk do të vijë në pushtet".

Ora 15:12 KODHELI: TAKSA E SHESHTE ZHVENDOSI BARREN NGA KOMPANITE TE NJEREZIT
"Sot në Shqipëri barrën më të madhe fiskale e kanë të varfërit dhe mbi këtë logjikë mbështetet dhe nisma jonë për heqjen e TVSH për disa produkte ushqimore", deklaroi deputetja e PS-së, Mimi Kodheli. " Vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksës, por zhvendosi barrën fiskale nga kompanitë tek njerëzit e thjeshtë dhe konsumatorët, të cilët po ndjejnë vështirësi më të mëdha në përballimin e jetës së përditshme", tha Kodheli.


Ora 13:57 BRACE- BODE, REPLIKE PER TVSH, BODE: PO KOPJONI BERISHEN NE OPOZITE 
 Deputeti Erion Brace that ulja e tvsh do të ndikonte në uljen e çmimit dhe në të ardhurat e qytetarëve dhe akuzoi qeverinë se ka rritur barrën fiskale për njerëz të cilët “blejnë vaj e sheqer” ndërsa kanë ulur taksat për ata “që hajnë cdo ditë peshk”.

 “ Kam të dhënat e fitimit. Njëra prej kompanive celulare ajo më e madhja e ka 59 % normë e fitimit. Fitimi i Bechtel Enka ka qenë 32 %, ACR 41.8 %. Ju i keni falur para këtyre kompanive, dhe gropën që ju kanë krijuar këta në të ardhura, ia keni marë shqiptarëve qindarkë për qindarkë.”

Në replikë Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ajo cka serviret nga PS është farsë. “Sado të manipuloni me shifrat, nuk fshihni të vërtetat. Të ardhurat në buxhet nuk janë rritur se është rritur cmimi i bukës, i sheqerit, por se për cdo 100 lekë të shitur tani arkëtohen 9.9 lekë të ardhura, ndërsa në kohën që në kohën tuaj kjo arkëtohej 3.2 lekë më pak.” Bode tha se Rama po kërkon të kopjojë Berishën. “Ju keni një mani që të kopjoni Berishën në çdo gjë. Ka qënë Berisha që në 2004 ka propozuar heqjen e TVSH-së dhe ju e hodhët poshtë. Mania për të kopjuar Sali Berishën nuk e sjell dot më në pushtet Edi Ramën sepse shqiptarët e kanë një Sali Berishë që e kanë votuar në mënyrë permanente, nuk kanë nevojë për një Berishë të dytë”

13:00 DISKUTOHET PR/LIGJI PER TVSH
Në kuvend diskutohet pr/ligji"Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar". Maxhoranca deklaron se reduktimi i nivelit të TVSH-së nuk do të sjellë ulje të çmimit të produkteve për konsumatorin. Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima tha se drafti i Partisë Socialiste për uljen në 10 % të nivelit të TVSH-së për vajin, sheqerin dhe orizin dhe taksimi me zero % TVSH i grurit, miellit, qumështit dhe vezës ka një efekt në buxhet, jo më shumë se 1.9 miliardë lekë. Këto efekte sipas draftit të PS-së, mund të përballoheshin nga dhënia e licencës së dytë "3 G" dhe përmirësimi i administrimit fiskal.
"Përvoja ka treguar se aplikimi në praktikë i përvojave përjashtuese nga TVSH nuk është shoqëruar me uljen e çmimeve për konsumatorin. Reduktimet e nivelit të TVSH-së janë përfitime për operatorët që ofrojnë këto produkte, duke dëmtuar prodhuesit e brendshëm veçanërisht fermerët e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale", nënvizoi deputeti Mima.

Ora 11:23 EDUARD HALIMI: BYZYLYKU ELEKTRONIK REFORME E RENDESISHME
Ministri Eduard Halimi mbrojti ligjin dhe e quajti reformë të rëndësishme, në rritjen e sigurisë publike, në garantimin e vendimit të gjykatës, dhe ftoi PS ta votojnë.
“Mendoja se mendimi i opozitës do të ishte i arsyeshëm larg qëndrimit opozitar për të kundërshtuar cdo nismë të maxhorancës në të mirë të reformës.
Ne i japim një alternativë të re të rinjve, të dënuar që nuk shkojnë në shkollë, për ata gratë që dhunohen në mënyrë periodike sepse ai parashikon një mekanizëm që vendoset nëpërmjet gjykatës, mekanizmin e ndryshimit të urdhrave.

Ora 11:20 BYZYLUKU ELEKTRONIK I TE DENUARVE, PS SKEPTIKE
Në kuvend po diskutohet projektligji “Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale”.Deputetët socialistë shprehen skeptikë ndaj byzylukt, elektronik, si masë alternative ndaj dënimit me burgim dhe madje hedhin dyshime se mund të përdoret politikisht. “Radiovala nuk lë asnjë lloj gjurme elektronike për ta përdorur si provë. Nuk mund të ketë asnjë lloj prove nesër nëse një i dënuar shkel vendimin e gjykatave. Ky ligj lë vend për ndryshime serioze se do të përdoret politikisht “- tha deputeti socialist Arben Çuko. Madje deputetët PS sollën si shembull dhe rastin e Ilir Kumbaros, të cilit gjykata britanike i kishte vendosur byzylyk elektronik, por gjithsesi ai arriti të zhdukej.


AVOKATI I POPULLIT
Kandidatura e tij kaloi dje, unanimisht, por jo pa debate, në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm edhe kandidati i PS-së, Totozani, i cili raportoi rreth eksperiencës së tij personale përpara deputetëve. Ndër të tjera, ai theksoi se do të punojë për një institucion të pavarur.

Kandidatura e tij u konsiderua polititike nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të mazhorancës. Sipas tyre, opozita po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik. Ndërkohë deputetët e opozitës mbrojtën kandidaturën e tyre, duke nënvizuar se Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e PS dhe propozimi për ta kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit.

PR/LIGJET NE DISKUTIM
Rendi i ditës i punimeve përfshin ratifikimin e disa konventave ndërkombëtare; disa ndryshime në ligjin "Për numrin e identitetit të shtetasve", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për gjendjen civile"."Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale" është një tjetër pr/ligj i rëndësishëm i fushës së drejtësisë që do të diskutohet sot, ndërsa seanca do të vijojë me diskutimin e pr/ligjeve ekonomike, si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", një ndryshim në ligjin "për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)"; aktin normativ "Për një ndryshim në ligjin e buxhetit 2011".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’