Debate te 'Siguria',PD e PDIU bashkë
LSI abstenon për "Sigurinë Publike"

Debate te 'Siguria',PD e PDIU bashkë<br />LSI abstenon për 
Mazhoranca nuk unifikon dot votat për rrëzimin e dekretit të Presidentit për ligjin për masat shtesë të Sigurisë Publike.

Dy aleatët e PS në qeveri LSI e PDIU janë ndarë me votë nga PS për këtë çështje.

Nga 13 anëtarë të komisionit të pranishëm,6 deputetë të PS votuan kundër presidentit, LSI abstenoi me 4 deputete e saj ndërsa PDIU bashkoi votën e saj me PD në mbështetje të kreut të shtetit.

Para votimit të dekretit në komision palët kanë debatuar ashpër për këtë projektligj. Demokrati Flamur Noka solli dy dokumente te PAMEKA dhe ICITAP të cilët me shkresë zyrtare kritikojnë qeverinë për këtë ligj i cili sipas tyre cënon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve.

Për këto dokumente i kërkuan informacion zëvendës ministrit të brendshëm Stefan Cipa, edhe deputetët e LSI Spartak Braho dhe Luan Rama.

Kostoja e instalimit të kamerave sipas PD dhe LSI shkon në 20 milion euro,për lëtë çëzhtje zëvendësminsitri ndonëse nuk foli me shifra sqaroi parashikimet e ligjit.

Në këto kushte pa shumicën e votave në komisionin e sigurisë, dekreti i Presidentit që ktheu ligjin për masat shtesë të sigurisë publike do ti kalojë për votim seancës parlamentare.

Në seancë pritet që me votë ë përcaktohet qëndrimi përfundimtar i forcave politike për këtë çështje.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr