Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik dhe varfëria në vend është kthyer në 'mollë sherri' në Komisionin e Shëndetësisë, gjatë diskutimit dhe miratimit nen për nen të buxhetit të vitit 2022, ku deputetët e opozitës votuan përsëri kundër tij, me argumentin se nuk mbështet shtresat në nevojë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se ndihma ekonomike është e pamjaftueshme.
“Ndihma ekonomike është dyfishuar gjatë vitit të kaluar për një periudhë 6 mujore që e ka përmirësuar gjendjen ekonomike të këtyre familjeve por në gjykim të avokatit të Popullit pa adresuar problemin thelbësor të varfërisë. Nevojat minimale të një individi që Shqipëri mbi bazën e shportës janë rreth 18 mijë lekë për person, ndërsa vlera mesatare e ndihmës ekonomike pa marrë parasysh dyfishimin ka qenë 5.500 lekë për familje”, tha Ballanca.
Ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë mbështetja është më e madhe, pasi krahas ndihmës ekonomike familjeve në nevojë ju mundësohet bursë për fëmijët, mos pagim i dritave dhe i ujit dhe një sërë masash të tjera.
“Kemi bërë një vlerësim të skemës dhe kemi arritur në një masë mesatare 7.700 lekë në muaj për familje”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Denada Seferi.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka replikuar me tone të larta me deputeten e PS-së Klodiana Spahiu lidhur me shifrat e varfërisë.
Debati:
Klodiana Spahiu: Nuk mund ta politizoni kaq fort varfërinë.
Vokshi: Nuk ka politikë këtu.
Klodiana Spahiu: Po bëni politikë nga mëngjesi deri në darkë.
Vokshi: Nuk e mbroni dot varfërinë ju 50.8%, se mbron dot.
Spahiu: Nuk është aq sa thua ti.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
90.9%
-
Jo
7.7%
-
Nuk e di
1.4%
Vota total: 12609
Lajme të tjera
-
Ndërtimi i varrezave, banorët kundër bashkisë Lushnjë: Terreni është argjilor, toka e papërshtatshme! Peticion me 100 firma për Avokatin e Popullit e prefektin
16 Mars, 17:46
-
‘Rithemelimi’ akuza SPAK: SKAP në shërbim të qeverisë! Pse s’po e heton Ilir Beqajn
7 Mars, 15:16
-
Kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga seancat plenare nuk u pranua, Bylykbashi: Tregon se qeveria përdor dy standarde
1 Mars, 10:02
-
Nga kreu i Kushtetueses në 'gardiane' e të drejtave të njeriut, Vitore Tusha mes 14 kandidaturave për Avokatin e Popullit! Rinis nga zero procesi
22 Shkurt, 07:46
-
Skandal në azilin e Shkodrës, Avokati i Popullit: Gjetëm ilaçe të skaduara deri në 3 muaj! Mungon personeli
20 Shkurt, 16:43
-
Berisha foli për orgji me McGonigal, debat në Report Tv, Spahiu: Gratë e Kuvendit u revoltuan sepse na cenoi! Deputetja e Rithemelimit: Punoni me dy standarde, edhe nga PS fyhet
15 Shkurt, 14:03
-
Incidente e 11 shkurtit të Berishës, Vokshi dhe Bylykbashi drejt Komisariateve 1 dhe 2 për të shoqëruarit e protestës, deputeti: E paligjshme, Rama s'tremb dot qytetarët
11 Shkurt, 15:52
-
'Të paraburgosurit në Elbasan flenë mbi dyshekë të vendosur në tokë', Avokati i Popullit kërkesë drejtorisë së burgjeve: Zgjidhni problemin e mbipopullimit
9 Shkurt, 14:21
-
Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në Kuvend, PS kërkesë Nikollës për përjashtimin e 8 deputetëve të PD
6 Shkurt, 15:02
-
Çështja 'McGonigal' 'bashkon' 2 PD-të, dorëzohet kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor! Firmosin 44 deputetë (bashkë me 2 firmat e Luan Baçit)
3 Shkurt, 11:17
-
Mero Baze: Pse Berisha nuk duron dot të flasë drejtësia amerikane?
2 Shkurt, 19:11
-
Denoncimi i Vokshit: Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalin e Dibrës s'bëhen analiza se s'ka fonde! Qytetarët të reagojnë me protesta
1 Shkurt, 10:48