Debate te Ligjeve për Tahirin
Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë

Debate te Ligjeve për Tahirin<br />Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë<br>
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme kishte një tjetër rend dite, por prania e anëtarëve të opozitës, ku gjatë ditës së djeshme paralajmëruan bojkot të komisioneve deri ditën e mërkurë, ka sjellë debate për sa i përket imunitetit të Saimir Tahirit dhe kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënd për arrestimin e tij.

Debatet për ish- ministrin Tahiri:

Alibeaj: Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?

Manja: Keni një sallë poshtë për deklarata

Alibeaj: Vullnet politik i mazhorancës për të penguar reformën në drejtësi siç bëtë me rastin Tahiri. Ju nuk doni të bëni drejtësi. Ja mohuat drejtësisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë.

Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki.

Bashkim Fino: Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë PD. Alibeaj bëri politikë. Moderoni mbledhjen. Momenti i gabuar për të bërë politikë.

Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë. Keni mundësi deri të mërkurën ta rregulloni.

Bylykbashi: Tahirit ja dhatë falas mbrojtjen nga drejtësia. Ju kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues.

Strazimiri: Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të përmendet emri i Saimir Tahirit. Hiqeni Tahirin nga çdo fotografi që ka me Edi Ramën. Retushojeni siç bëni gjithmonë.

Halimi: Rasti i Tahirit është rast flagrant i pengimit të reformës në drejtësi.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme