TIRANE- Debatet e ashpra kanë shoqëruar edhe analizën e Partisë Demokratike në degën e Beratit. Ka qenë deputeti i këtij qarku, Astrit Veliaj i cili ka deklaruar se për listat e këshilltarëve janë paguar nga 1 500 euro si dhe në to nuk gjetën vend demokratët, por figura të dyshimta, me të kaluar si përfaqësues të Partisë Socialiste.
Akuzës së Veliajt i janë përgjigjur menjëherë koordinatori për zgjedhjet e 21 qershorit, Fatbardh Kadilli dhe deputeti tjetër i PD, Genc Pollo, të cilët i kanë kërkuar të publikojë emrat e atyre që kanë paguar për të qenë në listën e këshillit të Bashkiak si përfaqësues të Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com