Debatet, Balla: Nuk ka seancë të
posaçme për Reformën Zgjedhore

Debatet, Balla: Nuk ka seancë të<br />posaçme për Reformën Zgjedhore
Taulant Balla në përfundim të Kuvendit deklaroi se PD kërkon kauza, ndërsa asnjë deputet nuk ka të drejtë që të shkelë rregulloren e Parlamentit.
 
Sipas tij nuk ka më deputetë të veçantë dhe super deputetë, tashmë ndryshe nga legjislatura 2013-2017 janë të gjithë të barabartë.
 
Përsa i përket faktit nëse do të ketë një seancë tjetër të vecantë për diskutimin e reformës zgjedhore, Balla e mohoi duke u shprehur se e radhës do të jetë të enjten tjetër.
 
Deklarata e Ballës pas Kuvendit
 Më vjen shumë keq dhe ndaj të njëjtin vlerësim si Ruci, respektimi i rregullores. Nëse ka një nen të shkelur nga kryetari i Kuvendit, Basha dhe PD kanë të drejtën ta thonë. Edhe tani nuk gjejnë një nen që të jetë shkelur. Koha kur Kuvendi ishte një tetar jo i këndshëm ka mbaruar dhe sot është rasti më i mirë për t’u thënë se nuk ka deputetë të vecantë dhe super deputetë. Edhe mua mu ndërpre fjala nga Ruci, kur kalova kohën që kisha në dispozicion. Dhe kjo duhet të jetë një praktikë pune.
 
Seanca të posaçme për reformën zgjedhore
Kjo është një gjë, që PD shpërdori gjithë këtë kohë të rëndësishme për cdo deputet se ata të PD që çuan kot kohën brenda sallës. Unë dua t’u them, se seanca e përcaktuar është e enjtja tjetër.
 
Basha bëri thirrje për qytetarët, si e komentoni?
Nuk e komentoj. E kam dëgjuar, jemi lodhur me këtë. Nuk e komentoj Bashën. Kuvendi po hyn në një bindje që respektimi i rregullores duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Cdo grup të respektojë edhe grupet e tjera. PS dhe LSI në respekt të asaj që ishte vendosur e morën vendimin për ta shtyrë. Bashës i sugjeroj që të konsultojë rregulloren e Kuvendit, nuk e ka të drejtë që të kërkojë thirrjen e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca është organ konsultativ sepse vendimet e saj i referohen seancës, pasi është ajo që merr vendimet.
 
A ka një diskutim mes jush dhe PD për një seancë tjetër me debat?
Kam dashur shumë që PD të mos rrinte kot 5 orë në bllokimin e foltores. Deputetët e saj duke filluar nga Basha e kanë thyen rregulloren. Edhe ndaj Spahos, i kam kërkuar të gjendet një zgjidhje brenda kuadrit të rregullores. Që në fund të seancës të mblidhej konferenca, por kjo gjë nuk u pranua. Këtu kërkohej kauza. Hallin e PD të gjithë e dimë, por këto nuk mund të bëhen në kurriz të Kuvendit. Mirëkuproj Rucin që nuk e mblodhi Byronë për masa të tjera.
 
U shkel rregullorja?
Jo, pasi masa ndëshkimore e parë u mor dhe zotëria u përjashtua nga kjo seancë dhe vijimin e parë. Shihemi të enjten tjetër
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin