Debatet, Balla-Topallit: Ti zonjë
ke patur pseudonimin “Dizenjatorja”

Debatet, Balla-Topallit: Ti zonjë<br />ke patur pseudonimin “Dizenjatorja”
TIRANE - Mes deputetes së djathtë Topalli dhe socialistit Balla janë zhvilluar sot në seancën plenare një sërë debatesh dhe batutash rreth komunizmit dhe medaljeve të qëverisë për  ish sigurimsat.

Pas publikimit të disa fotografive nga Balla ku tregohet lidhja e Berishës me udhëheqësit komunist ra ka reaguar Jozefina Topalli 

Ja debati

Balla: Janë dy personazhe në këtë Kuvend që ngjajnë copy paste me dy personazhe filmash. Kjo që sapo foli ngjan copy-paste me brigadieren tek filmi “Parrullat” dhe ai që iku para pak është njëlloj personazhi i sekretarit të partisë tek filmi “Vdekja e Kalit”. Njëlloj të dy. Ngjajnë, hallall ia bëftë dora atij që ka shkruar skenaret e atyre dy filmave se të paktën na kanë ngurtësuar në histori këta dy personazhe partiakë. U çove në mëngjes dhe u ankove pse kryeministri është në Francë. U çove ti me kolegët e tu. Thatë që pse nuk është kryeministri. Kryeministri ka përfunduar një vizitë shumë të suksesshme zyrtare në Francë, me ftesë të kryeministrit francez. Koha që drejtuesit e Parlamentit shkonin në Francë për të vizituar fëmijët që kishin në Francë ka mbaruar. 

Topalli: Vetëm t’i flet nga PS se asnjëri nuk ka kurajo t’i dalë zot krimit. I njohur si shpifës me pagesë. E di pse je rritur ti me karrierë? Ti karrierën e ke filluar duke i çuar kafe Agim Isakut, as Fatos Nanos nuk i hyje dot në zyrë. E ke ngjit karrierën vetëm se shpif pa masë. Mendimet e mia i them aty ku jam. Stë lë ty të shpifës as për kryetarin e partisë. Ka vendim të gjykatës sës Strasburgut. 

Balla: Unë kam lindur në ‘77 zonjë, dhe nuk kam pasur mundësi që të kem qënë as anëtar partie. Sa për prindërit e mi, njëri mësues, tjetra infermiere njerëz të ndershëm. Ti ke një problem sepse ty komunizmi të ka lënë me pasoja. Ti zonjë thonë që ke pasur pseudonimin “Dizenjatorja”. Ke instituti ministrit kafet i bëje ti. Unë nuk kam bërë karrierë me kafe, ti shiko se ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë ti. Nuk po ta them sot. Po ta kursej kësaj radhe. 

Topalli: Nxirr jashtë Parlamentit të gjithë ata që shpifin pa u ndalë. Tani ti djalë ke 10 vite që shpif. Mbylle gojën, dëgjo! Ke 10 vite që çohesh dhe përpiqesh dhe mendon se më godet mua aty ku është pika ime më e fortë. Unë nuk e di çfarë do kisha bërë sikur të më kishin torturuar. Qesh more qesh se kjo është dita jote, janë kohë të marra.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi