Debatet,Berisha: Pranoni ofertën
Majko: Qëndrim me dy standarde

Debatet,Berisha: Pranoni ofertën<br />Majko: Qëndrim me dy standarde
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje mazhorancës që të votojë propozimin e ri të Partisë Demokratike, që kërkon komision ad hoc për përzgjedhjen e njerëzve të gjyqësorit. Ndërkohë shumica kritikoi opozitën se mban qëndrime me dy standard në raport me ndërkombëtarët.
 
Një ditë pasi, PD u tërhoq nga vendet e rezervuara duke bërë publik një formulë të re për procesin e vetingut, i cili përjashton ndërkombëtarët nga ky proces, por fut në rol  Gjykatën Kushtetuese, ish-kryeministri Sali Berisha fton  deputetët ta votojnë reformën sipas propozimit të ri të opozitës. Nga foltorja e kuvendit, Berisha tha se ky propozim  siguron pavarësinë e sistemit. Berisha foli për emra konkretë  të cilët mazhoranca kërkon t'i fusë në sistemin e drejtësisë.

"Ta shqyrtoni edhe propozimin e fundit të Partisë Demokratike. Garanton shkallën më të lartë të pavarësisë të atij trupi që do bëjë vetingun e punonjësve të sistemit të drejtësisë. Nuk do mund të kandidojë Dvorani, kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të drejtësisë së Fatmir Xhafës as edhe Ibrahimi, kunati i ministres, pale Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëve", u shpreh Berisha.  

Deputeti socialist Pandeli Majko tha se opozita e djathtë mban qëndrime me dy standarde në raport me ndërkombëtarët e veçanërisht me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
 
Sipas tij, kur i intereson PD, kërkon që SHBA mos të ndërhyjë në punët e brendshme dhe nga ana tjetër flet për partner strategjik.

"Kur vjen puna në ditë të vështira, kur këtu duhet të vini tanke dhe helikopterë ne i kthejmë sytë nga SHBA, kur vjen puna se dikush mund të na kërcëllasi dhëmbët, flas fuqi në lindje kthejmë sytë nga SHBA por kur SHBA na kërkojnë ne të hedhim disa hapa për të mirën tonë, këtu fillojnë historitë me sovranitet me mos ndërhyrje në punët e brendshme. kolegët e opozitë i kanë fare të qarta", tha Majko.  

Për Erion Braçen propozimi i Lulzim Bashës është veçse një  mashtrim, ku e vetmja risi është fakti se përmes formulës tentohet të largohet nga procesi BE dhe SHBA.
 
"Nuk po them Partia Demokratike po Lulzim Basha kërkon të përzërë nga procesi i vetingut të gjithë ndërkombëtarët, kërkon të largojë nga procesi i vetingut BE që është në krye të atij operacioni dhe SHBA që e monitorojnë atë. Ta harrojë Lulzim Basha dhe Sali Berisha që do të kenë mundësinë nga ky Parlament apo edhe jashtë këtij parlamenti që të kryejë një proces vetingu partiak për të mbrojtur Gjinot dhe Gjonat", deklaroi deputeti socialist. 

Nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Oerd Bylykbashi, i cili ka hartuar edhe formulën e re sipas nenit 88 të Venecias, sqaroi për mediat se partitë politikë nuk kanë asnjë rol në veting.
 
Sipas tij, me PD në propozim e fundit ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT e EURALIUS i vendeve të rezervuara. 

"Filtrimi jo nga partitë por nga një organ kushtetues si Gjykata Kushtetuese me monitorim ndërkombëtar do të garantojë që këto kandidatura janë çdo lloj ndikimi politik. Partia Demokratike ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT dhe EURALIUS dhe i pranuar prej nesh që në muajin shkurt, i mëshiruar dhe në draftin që paraqiti PD në Maj i vendeve të rezervuara, një propozim qartazi i ndërkombëtarëve sipas tyre në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias", theksoi nënkryetari demokrat i komisionit ad hoc për reformën në drejtësi. 

Megjithatë, formula e re e PD për vetingun rezulton që në thelb të jetë një nga 5 propozimet e bëra fillimisht nga OPDAT dhe EURALIUS për këtë çështje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'