Debatet/ Bumçi bën grindavecin
në Bruksel përplaset me Macovei-n

Debatet/ Bumçi bën grindavecin<br />në Bruksel përplaset me Macovei-n
Debatet e ashpra dhe herë pas here pa etikë komunikimi që jemi mësuar t’i shohim në seancat parlamentare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare në Tiranë, ditën e
martë janë zhvendosur edhe në Bruksel. Mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes PE-së dhe Shqipërisë, është shoqëruar me debate mes palëve, ku opozita ka bërë zhurmuesen dhe ka penguar mbarëvajtjen e mbledhjes. Eurodeputetja Monica Macovei, bashkëkryetare e komitetit, është përplasur disa herë me deputetin
e PD-së, Aldo Bumçi.

Debati nisi pikërisht me amendamentet e propozuara për ndryshimin e rregullave dhe procedurave, amendamente që morën vetëm aprovimin e 7 deputetëve të mazhorancës si dhe të eurodeputetëve.

Gjashtë deputetët e opozitës, nga 7 që ishin në delegacion, pasi Gerti Bogdanimbërriti me vonesë, nuk dhanë aprovimin e tyre. Pjesë e këtij debati u bë edhe rrëzimi i amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës, të cilët nuk morën mbështetjen e asnjë eurodeputeti në mbledhje. Ndërkohë që pika e dytë ishte pikërisht diskutimi
dhe miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian, rezolutë e cila u mirëprit nga katër eurodeputetë përfshirë këtu dhe kryetaren Macovei si dhe 7 deputetëve të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës sërish votuan kundër saj.

Ndërhyrjet e deputetit Bumçi herë pas herë kanë sjellë një tensionim të diskutimeve. Pas kërkimit të fjalës nga Bumçi, Monica Macoveika këshilluar:
“Le të dëgjojmë njëherë njëri-tjetrin.” Aldo Bumçi, ka insistuar: “Shumë mirë, më lejo”. Macovei e ka ndërprerë: “Të lutem, mos më ndërhy...” por Bumçi ka këmbëngulur, duke u ankuar se opozita nuk ka marrë njoftimet përkatëse. “Ky është problem i parlamentit tuaj, ndaj nuk mendoj se është e ndershme të na thoni që nuk i keni marrë, sepse kemi email-e dhe dëshmi për këtë”, deklaroi Macovei.

Pas kësaj, Bumçi ka “kërcënuar” eurodeputeten: “Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë nga mbledhjet e ardhshme të këtij komiteti, nëse do të jetë zonja Macovei”,është drejtuar Bumçi kryetares, i cili ka marrë dhe një kundërpërgjigje cili ka marrë dhe një kundërpërgjigje nga ana e kryetares “se ne PE çdo diskutim funksionon me rregulla. Demokracia është të japësh argumente. Nuk është ulërima dhe ndërprerja e njëri-tjetrit.”

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal