TIRANE- Mbledhja e Asamblesë Socialiste në Shkodër është shoqëruar dje me debate mes të deleguarit të PS-së Ditmir Bushati dhe drejtuesve të degës së selisë rozë. Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të riorganizimit të PS-së, riorganizim që do të kulmojë me Kongresin që do të mbahet në vitin 2016, drejtuesit lokalë janë përplasur me Bushatin si përsa i përket plotësimit të detyrave të vëna por dhe për punësimin. Përsa i përket zhvillimit të Kongresit, Bushati ka deklaruar se strukturat po punojnë për zhvillimin e tij në muajin janar, siç është dhe vendimi i Asamblesë së Partisë Socialiste.
/Shqiptarja.com












