TIRANE- Intervistat e disa prej vipave shqiptar të cilat janë të regjistruara jashtë kamerave zbardhen nga gazeta “Shqiptarja.com”. Pamjet filmike të cilat janë marrë nga emisioni “Opinion” i gazetarit Belndi Fevziu nxjerrin në pah disa nga skandalet që kanë ndodhur nga politikanët shqiptar si edhe batutat ndërmjet tyre.
Bode për borxhin e qeverisë Berisha
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në një intervistë të dhënë në kohën kur ishte në pushtet se borxhi i qeverisë ndaj bizneseve vendase është edhe më i lartë se sa i rregjistruar. Krahas kësaj, ai tregoi edhe skemën e mashtrimit të kompanive në marrjen e huave që çoi edhe në rritjen e kredive të këqija në Shqipëri.
Fevziu: Po pse 120 milion euro është borxhi?
Bode: Ka edhe më shumë, po aq kanë të regjistruar ata.
Fevziu: Është më shumë borxhi. Unë këdo që pyes më thotë është rrit borxhi.
Bode: Po lere mo, ata marrin kredi dhe i thonë që ka borxh shteti. Ai ka një kontrat me ne, sa gjysma e shërbimeve që i marrin bankave. I thash bankave një herë unë. I verifikuan dhe e panë që nuk ishin të vërteta ato që thonin ato, sepse një tender e kanë fituar dy ose tre kompani dhe ato ikin secila dhe i thonë bankës që e kam fituar unë këtë tender dhe marrin kredi.
Idrizi: Zgjedhjet fitohen me të fortë
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi para zgjedhjeve se mandatet e deputetëve fitohen nga kandidat të fortë dhe jo akademik.
Idrizi: Bën gjithë atë miting, bën gjithë atë mund dhe kalon kështu. Kam nstalgji për atë, e mora pa buk pa shpi pa gjë dhe rrinte me iden e para 20 viteve, ti dëgjosh, ora 20 vite më përpara. I thash leni më çuna këto, hec futuni me nai punë me nai gjë... I çuditshëm është ky vend. Nesër në Peqin tek Qifi. E kam Qifin... e di, e njef Qifin ti? Është një personazh i paparë, është i fortë si çun, shife se ca do të bëhet neser në Peqin. Si është ky vend. Nga që vota është shumë e vështir për tu ruajtur për tu kapur për tu administruar në terren këto tipa janë të vetmit që të japin garanci. Kishim një burrë të mirë profesor, por po aha, nuk ishte gjë. I thash rri o daj se sësh për ty kjo punë. Të gjithë sondazhet e nxjerrin Qifin fitues. Po po është tamam sekt. Me të fortë fitohen zgjedhjet, nuk fitohen zgjedhjet me profesora… Vetëm Qifi i fiton zgjedhjet.
Shehi: Berisha mi ka vjedh votat sistematikisht
Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, njëkohësisht edhe deputet i Partisë Demokratike theksoi në një nga emisionet e “Opinion” se Sali Berisha i kishte vjedhur votat sistematikisht atij. Në këtë emision, pamjet nuk ishin transmetuar pasi deklarata ishte bërë në momentin e publicitetit. Ai theksoi se në vitin 2009, Berisha i kishte vjedhur votat në mënyrë barbare pasi kishte pasur frikë se tek LZHK po mblidheshin sërish bashkë ish-themeluesit e Partisë Demokratike si Aleksandër Meksi etj.
Fevziu: O Dash sa ke pas ti në Tiranë në 2009?
Shehi: 4400 vota vota në të gjithë qarkun.
Fevziu: I mban dot spo si mban?
Shehi: I mbaj dhe i dyfushoj. Ato të PD-së i kan vjedh vetë. Që të krijosh një ide. Në vitin 2001 kam marrë në bashki në Tiranë 6100 vota. Në vitin 2005 si LZHK kam marrë 12 mijë vota. Tani në 2009 ra. Pse ra? Një herë ia hymë shumë barbarçe. Ardhja e Meksit, këta menduan se po krijojmë bandën e vjetër dhe i vodhën votat barbarçe fare. Tani këtë herë mëndoj se nuk do t’i vjedhin kaq barbarçe, do vjedhin nja 1 mijë copë. Megjithë atë unë kam bërë hesap që do t’i marr nga 8-9 mijë vota.
Fevziu: Po jashtë Tiranës ku je i fortë?
Shehi: Shiko tani kemi një të mirë në Lushnje që ka qenë kryetari i Bashkisë së Lushnjes. Mendoj se do ti marr nga 3-4 mijë vota. Edhe në Vlorë kemi një të mirë. Edhe në Durrës që isha sot mendoj se do t’i marr nja 3-4 mijë vota. Të gjithë pretendojnë se do marrin nga 5 e nga 6. Unë besoj se do ti marr me aq struktura se kam unë.
Fevziu: Fushatat janë kthyer vetëm në para dhe nuk e ke idenë se sa para.
Shehi: E di ti që unë skam zyra elektorale në Tiranë se skam para. Ke parë në ndonjë vend t’i “Voto Dash Shehun”? Se ke parë se skam para. Atë çamin që ke parë ti që ka harxhuar me miliona do ngeli me 3 mijë vota. Unë skam mjetet se po ti kem nja 200 mijë euro kisha bërë namin.
Batutat Rama-Fevziu
Në intervistën që Kryeministri Rama bëri përpara zgjedhjeve të 23 qershorit në “Opinion” dalin në pah batutat që ai ka bërë me Blendin Fevziun në momentin kur kamerat ishin të fikura.
Rama në telefon: Po kto mo ç’jan që ikin shikojnë edhe kokrrën e fundit të votës?
Fevziu: Ne këtu i gjëmojmë edhe kokrrës së fundit të shikuesit.
Rama në telefon: Po pse kaq qenkan këto? 17 me 15 Tirana? Kush më PD-ja? Mirë më mirë, dakord dakord, do marrin këto.
Fevziu: Dash Shehi më tha dje një gjë shumë të bukur. Investitorët e huaj vijnë si pëllumbat një nga një por kur tremben ikin të githë në tufë.
Rama: Po pëllumbat.
Fevziu: Ke pas mbajtur pëllumba?
Rama: Jo s’kam mbajtur, por ka pasur një komshi.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com