Debatet/ Deputetët PS irritohen
me Kokëdhimën:"Ulu aty e voto" 

Debatet/ Deputetët PS irritohen<br />me Kokëdhimën:
Gjatë votimit për shfuqizimin e projektligjit “Për etikën në Policinë e Shtetit” ka patur mjaft debate të ashpra midis deputetëve të Partisë Socialiste.Në kohën që deputetët e opozitës kanë tentuar të largohen nga seanca ka dashur të largohet edhe deputeti socialist Kokëdhima pasi u vonua plotësimi i numrave brenda mazhorancës.
 
Veprim që nuk është mirëpritur, madje është kundërshtuar fort nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Deputeti i PS¬së i ka kërkuar Kokëdhimës të ulet dhe të votojë, pasi siç theksoi edhe Balla, nuk ka qenë prezent përgjatë gjithë seancës.
 
Këtë qëndrim kritik ndaj deputetit Kokëdhima ka mbajtur edhe deputeti tjetër i PS¬së, Bashkim Fino.
 
Anëtari i Komisionit të Ligjeve i ka kujtuar kolegut të tij Kokëdhima që votën e ka marrë që të jetë pjesë e Kuvendit dhe të votojë projektligjet e qeverisë.
 
Vetë Kokëdhima nuk ka preferuar të replikojë, por ka theksuar se mungesa në seancë plenare erdhi si pasojë e angazhimeve të tij si deputet dhe takimeve me qytetarët.
 
Ja debatet

Valentina Leskaj: Atëherë hapim votimin me elektronikë pë prezencën. Votoni, të nderuar kolegë.

Bashkim Fino: Po pse nuk e bëre më shpejtë, na ikën kolegët e opozitës.

Valentina  Leskaj: po ç rëndësi ka, kuorumi është.

Koço Kokëdhima: Do të votojmë apo të ikim fare? Nuk do rrimë gjithë ditën për të votuar një projektligj. Hidhi në votim e të votojmë dhe ikim, ( ndërkohë çohet në këmbë për të ikur )

Erjon Braçe: A ka mundësi të votojmë edhe të ikim . Boll dëgjuam Saliun deri tani.

Taulant Balla: Ulu aty ti Koço, ulu aty ku po shkon? Pak se nuk vjen gjithë ditën në seancë, po na bën edhe llafe. Ne kemi gjithë ditën në seancë dhe nuk po bëjmë llafe kurse ti vjen tani e na thua dua të iki.
Për dy orë që ishe këtu u mërzite ti? Ulu merr pjesë në votim tani, leri llafet.

Koço Kokëdhima: Po isha në takim me njerëzit more djalë. prandaj nuk kam qenë në seancë, nuk mungova për qefin tim.

 
Bashkim Fino, Valentina Leskajt: Pse i le të ikin këta të PD? S’mund
të ikin nga séance. Hiqua rrogën këtyre që ikën nga salla.

Valentina Leskaj: Rrogën e marrin ata se kanë qenë në seancë sot.
Zoti Fino vetë e keni miratuar ligjin për pjesëmarrjen e deputetëve
në seancë.

Koço Kokëdhima: Ç’a rroge duan ata? Ja si ikën, s’meritojnë rrogë.

Bashkim Fino: Po iki dhe unë atëherë meqë qenka kështu.

Koço Kokëdhima: Të ta heqim rrogën dhe ty atëherë

Bashkim Fino: T’i s’meriton rrogë për vete se ke dy seanca që
s’vjen në Kuvend.

Koço Kokëdhima: Rrogën s’ma jep ti (ngre tonin e zërit).

Bashkim Fino: Koço, mos u nxeh, mos më ngre zërin mua, Koço.
Hajde në seancë se ke munguar.

Koço Kokëdhima: Mos më jep urdhra. S’je ti shefi këtu se kush
vjen e kush ikën.

Bashkim Fino: Ore, s’jap urdhra unë. S’ka urdhra këtu. Ke dy seanca
që nuk merr pjesë në Kuvend. Kaq. Përgjigju detyrimeve tuaja.

Bashkim Fino (kolegëve): S’jam për kafe se më dhemb koka. Më
bëri me dhimbje koke Koçua.



Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre