Debatet me Ramën, Kokëdhima: 
Taktikë e Blushit, nuk ka thyerje

Debatet me Ramën, Kokëdhima: <br />Taktikë e Blushit, nuk ka thyerje
TIRANE- Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas Asamblesë Kombëtare, kritiku Ben Blushi mungoi. Përplasjet e forta ditën e shtunë mes  tij dhe kryesocialistit Rama, për zgjedhjen e kryetarit të partisë, nuk kanë ngelur jashtë vëmendjes së kolegëve të tjerë deputetë. Ata e perceptojnë debatin si një proces të shëndetshëm dhe nuk shohin vend për shqetësim.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë socialiste, 3 deputetët, Koço Kokëdhima, Mimoza Hafizi dhe Namik Dokle kanë komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë duke i cilësuar ato si të shëndetshme. Për deputetin e qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima, diskutimi i Blushit është i njohur tashmë edhe për publikun dhe se debatet janë normale sepse njerëzit ndajnë mendime të ndryshme. Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve për kryetar Brenda PS-së, Kokëdhima tha se pot ë shihet shembulli që ndjek kjo parti politikisht çështja është e zgjidhur.

“Diskutimi i Blushit i njohur. Nuk është debat midis Blushit dhe Ramës, por është një taktikë e njohur e Blushit. Unë mendoj që politikisht çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është e zgjidhur duke njohur edhe të gjitha modelet politike që PS ndjek. Nuk shoh thyerje midis Ramës dhe Blushit, debatet janë normale sepse mendimet e njerëzve janë të ndryshëm,” – tha Kokëdhima. Ndërsa deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi tha se Partia socialiste është në një proces reformimi dhe perfeksionimi të rregullave të demokracisë.

“Ne jemi parti që i perfeksionojmë më së miri rregullat e demokracisë. Jemi në një proces reformimi dhe do na çojë në një demokratizim dhe reformim të të gjitha strukturave të PS”, - tha Hafizi. Deputeti Namik Dokle tha se debatet midis Edi Ramës dhe Ben Blushit janë të shëndetshme. “Debatet Blushi-Rama janë të shëndetshme,” – tha Dokle, teksa më herët kishte bërë një ironi të fortë në facebook. “Me pyeti një ditë një gazetar: -Cila është më e mirë, një xhaketë e re apo një e vjetër? -Natyrisht, xhaketa e re është shumë më e mire së e vjetra,- i thashë,- ashtu si edhe një lis i vjetër është më i dobishëm se një kastravec i ri. Varet nga baza e krahasimit”,- shkruan deputeti i PS-së, Namik Dokle.

 Partia Socialiste nuk do të zhvillojë zgjedhje për kryetarin e saj. Asambleja e mbledhur të shtunën nuk mori ndonjë vendim për numrin një të partisë dhe asnjë nga 7 vendimet e marra, nuk përmendte zgjedhjet për rikonfirmimin e Ramës apo hapjen e garës. Kjo gjë ka shkaktuar debate të forta mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Blushi ka kërkuar hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të PS-së.

Votë pro për Arsimin e Lartë
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe projektligji për Arsimin e Lartë që do të votohet sot në Kuvend. Në mbledhjen e grupit është vendosur që sot në parlament të votohet pro projektligjit për reformën në arsimin e lartë.

Ndërkohë më herët në një takim me grupet e interesit (profesorë dhe student), Partia Demokratike nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha konfirmoi se nuk do ta votonte këtë reformë duke e cilësuar atë si klienteliste dhe jo të përshtatshme për studentët. Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e thirrur posaçërisht për të diskutuar e votuar projektligjin në arsimin e lartë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë