Debatet në koalicion, Braçe: Fokusi
te puna, t'i lëmë çfarë thonë gojëtarët

Debatet në koalicion, Braçe: Fokusi<br />te puna, t'i lëmë çfarë thonë gojëtarët
Deputeti socialist Erion Braçe i është bashkangjitur kolegëve të tij që kanë reaguar ndaj akuzave të disa prej ministrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, edhe pse duke mos përmendur emra, Braçe ka bërë thirrje që të përqendrohen te puna dhe jo tek llafet e tepërta.

Sipas tij, PS dhe qeveria e dalë prej saj duhet të fokusohet tek puna, pa marrë parasysh se çfarë thonë gojëtarët në këtë vend. Gjithashtu Braçe shkruan se duhet punuar shumë se koha për punë nuk premton.

Statusi i plotë i Erion Braçes"
Une mendoj se,Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund! Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu