Debatet në PS/ Çfarë po i
shpjegon Blushi-Sadri Abazit?

Debatet në PS/ Çfarë po i<br />shpjegon Blushi-Sadri Abazit?
Marrëdhëniet mes tyre s’janë konsideruar ndonjëherë pozitive, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet verbale në disa mbledhje në PS. Një vit më parë, Ben Blushi i qe drejtuar deputetit Sadri Abazit se e vetmja cilësi e tij për të qenë në Asamblenë e PS ishte se udhëtonte me BMË X6 me kondicioner.
 
Ndërsa për Sadri Abazin, Ben Blushi bën zhurmuesin dhe lojën e Berishës. Por sot gjatë seancës së Kuvendit, Ben Blushi dhe Sadri Abazi u panë në disa momente duke biseduar.

ben blushi
 
Siç duket edhe në këtë foto, një ditë pasi shpalli platformën për drejtimin e Partisë Socialiste, Blushi i ka marrë vëmendjen plotësisht Abazit, teksa ky i fundit ndjek me kërshëri gjestikulacionet e të vetëshpallurit kandidat për kryetar të PS.
 
Nuk dihet nëse ka një përmirësim në raportet mes dy deputetëve, apo Sadri Abazi nuk shmang dot simpatinë për 8 pikat e platformës së Blushit për modernizimin e Partisë Socialiste...

Redaksia Online
(L.Q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'